Page 173 - Demo
P. 173


                                    d) Që të gjithë u larguan drejt Durrësit, megjithatë disa mbetën në Tiranë. e) Filmi nuk ka dalë në kinema, duhet të presim ende. 9. Krijoni fjali të përbëra me bashkërenditje, duke i bashkuar dy e nga dy fjalitë e mëposhtme.Diskutoni rreth fjalive të përbëra që krijuat dhe rreth mjeteve lidhëse që përdorët. Ndani llojet e fjalive; ato me kuptim figurativ nga ato me kuptim të drejtpërdrejtë. Tregoni synimin e secilës. Të mos humbasim kohën kot. Të fillojmë nga puna.Puna është mjet jetese. Ajo siguron standardin e përditshmërisë.Njomëza e mbylli derën. Fjalët hynin ende në dhomë.Muret e ndërtesës duhen izoluar mirë. Ato duhen veshur me material termik.  Ora shënon 14:00. Ksamili në këtë orë arrin pikun e nxehtësisë. Dielli ishte ngritur në pikën më të lartë të qiellit. Ndieja djersët të më rridhnin çurg. 10. Fjalia e përbërë: “Malet u mbuluan tejpërtej me dëborë dhe kreshtat e tyre u bënë si mjekra e babagjyshit”, mund të zgjerohet: Po Jo11. Ktheni fjalitë e përbëra lidhëzore në fjali të përbëra palidhëzore. Diskutoni rreth ndryshimeve që ndodhën. A e ndryshon kjo gjë qëllimin e thënies? Liqeni bëhej përherë e më i ndritshëm, kurse zalli përreth dukej si një kuti me stoli. Kaltrës dhe Dritonit u pëlqen muzika xhaz, por atyre u pëlqen edhe folku. Buka ka marrë ngjyrë të kuqërremtë dhe do hequr nga furra. U zgjidh problemi i madh i mbetjeve urbane, por nuk u zgjidh papërgjegjshmëria e qytetarëve nëhedhjen e mbeturinave.12. Zgjeroni tekstin me fjalitë e përbëra bashkërenditëse me lidhëza, me parataksë (me presje, me pikëpresje). Unë besoj te fjalët, ato paqtojnë njerëzit mes tyre. Por fjalët jo gjithmonë e shprehin kuptimin e vërtetë, ato shpesh e fshehin atë.  Fjalët peshojnë. Mund të kthehen në xixëllonja që ndriçojnë shpirtin, por mund të jenë dhe plumba që e vrasin atë. Gjuhë 171
                                
   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177