Page 174 - Demo
P. 174


                                    13. Vendosni lidhëzat apo mjetet e parataksës aty ku mungojnë. Argumentoni përdorimin e tyre. Varet ky përdorim nga lloji i tekstit? Pse? a) Nëse dikush do t’ju pyeste për autorin e këtij libri ___t’i jepnit një nga këto tri përgjigje: S’e kam mësuar ndonjëherë____ E harrova fare____ S’më kujtohet mirë_____ atëherë duhet tëdini se këto tri përgjigje iu korrespondojnë në vija të trasha tre përbërësve bazë të sistemit tonë të kujtesës: kodimit, depozitimit, dhe riprodhimit.b) E dashur mësuese, kush t’i ka vënë re sytë e përlotur dhe të fshehur pas një pamjeje të qeshur apo të zymtë ___ sa durim për të mbajtur mbi shpinë shpeshherë lëndime dashakeqe si vetë fjala që i derdh _____ sa orë veçmas, e mënjanuar nga shoqëria sikur tërë bota të ishte e përsosur e vetëm ti jo.14. Lexoni tekstin. Analizoni lidhjet bashkërenditëse në funksion të qëllimit përshkrues të këtij teksti. Dalloni a ka efekt bashkërenditja e tipave të ndryshëm. Ilustroni me pjesë nga teksti.Mësuesi im i parë, ai që më ka dhënë mësim në klasën e parë, që m’i ka mësuar shkronjat e gjuhës amtare, e kishte emrin Sadik. Mbiemrin Mehmeti, nëse nuk gaboj. Pra, Sadik Mehmeti. Ishte nga Struga, nga qyteti, por familja e tij, siç kam marrë vesh më vonë, kishte ardhur në Strugë nga Kalishta, një fshat i bukur, piktoresk, buzë liqenit, jo më larg se dy-tre kilometra nga qyteti. Ishte i ri, i pashëm, elegant. Vishej bukur. Me kostum e kravatë. Kurrë s’kisha parë njeri të veshur më bukur se mësuesi im: me këpucë të zeza, me pantallona të hekurosura, me një xhaketë me jakë të gjerë, klasike, me këmishë të bardhë me vija dhe një kravatë të lidhur bukur e të shtrënguar fort për jakën e këmishës. Nuk e di a i ndërronte rrobat mësuesi im ndonjëherë (sigurisht që po), por unë kështu e mbaj mend. Ndoshta ashtu siç e kam parë herën e parë. Përveç që vishej bukur, ishte, si thashë, edhe i pashëm. Fytyrën e kishte të plotë, pak të hequr, sytë e larmë, vetullat të harkuara, hundën e drejtë, kurse flokët kaçurrel. Një ble flokësh i binte shpesh mbi ballë. Ende e ruaj të gjallë në kujtesë fytyrën e tij, me atë ble flokësh në ballë. Na dha mësim vetëm një vit, pastaj iku. U shpërngul në Turqi me gjithë familje si shumë të tjerë. Dihet përse! (A. Vinca)15. Shkruani një paragraf letrar dhe një paragraf joletrar, ku të përdorni periudha me bashkërendim: ku synohet të paraqiten disa veprime që vijnë njëri pas tjetrit;ku pjesët të lidhen me parataksë, për të shmangur keqkuptimin;kur fjalia e dytë të përsërisë të parën;ku midis fjalive të shprehet një marrëdhënie shkak-pasojë. Sfida e të shkruarit16. Shkruani një paragraf letrar dhe një paragraf joletrar. Në to përdorni disa fjali të përbëra të gjata, dhe për arsye kontrasti, një fjali të thjeshtë. Argumentoni se ku do të vendoset kjo fjali e thjeshtë, duke iu referuar llojit të tekstit. 17. Shkruani një paragraf ku të përdorni fjali të përbëra me bashkërenditje me qëllimin:për të përsëritur idenë;për të zgjeruar idenë. 172 Gjuhë
                                
   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178