Page 175 - Demo
P. 175
GjuhëFjalia e nënrenditurLexoni dy tekstet: a) (tekst joletrar) Unë nuk e di nëse akëcili nga këta libra është i mirë dhe nëse ka arritur t’i ndryshojë, sadopak, lexuesit e tjerë, por ajo që di me siguri, është se ata më kanë ndryshuar mua. Më kanë shëruar nga vuajtjet dhe gabimet, ndërsa më kanë dhuruar lumturi, besim dhe paqe. Ma kanë kthyer shpresën, të cilën shpesh e mendoja të mjegulluar. (J. d’Ormesson)b) (tekst letrar) Atë muaj marsi, atë muaj të ftohtë marsi, kur njohja me Silvenë D. do të ma shtonte padurimin për të ardhur në Paris, atë padurim që edhe pa atë njohje ishte i papërballueshëm, i mbështjellë me fatalizëm, besëtytni, tmerr primitiv, ajo ishte njëzet e tre vjeçe. (I. Kadare)Të dyja tekstet përpiquni t’i rishkruani me fjali të thjeshta. A shprehen njësoj synimet e tyre?Ç’ndodhi me elementet e dallueshme në secilin prej teksteve? A janë përsëri në qendër të secilit tekst? Të dyja tekstet janë të ndërtuara me fjali të përbëra me nënrenditje. Këto fjali të përbëra kanë një fjali të pavarur dhe të paktën një fjali të varur. Ndërtimi i pavarur quhet fjali kryesore; i varuri, fjali e nënrenditur. Fjalia e nënrenditur paraprihet nga një lidhëz nënrenditëse, p.sh. kur, ku, që, sepse, ndonëse, ndërkohë që etj. Fjalia e përbërë me nënrenditje mund të ketë dy, tre, ose më shumë fjali të nënrenditura, por ka vetëm një fjali kryesore. P.sh.: Në kohën kur po flisnim për marrëdhëniet e akullta mes nesh e kur nga Spanja nuk na vizitonte askush, një kalorës i vetëm, duke injoruar ligjet e botës, e kalonte gjithmonë e më shpesh kufirin që dukej si i pakapërcyeshëm.(I. Kadare)Fjalia e përbërë me nënrenditje mundëson shtjellimin e mendimit edhe kur ai është i ndërlikuar; jep ndjesitë apo përvojat në mënyrë më të plotë sesa fjalitë e thjeshta apo fjalitë e përbëra me bashkërenditje. Në shembullin më lart, ju vutë re se kthimi nga fjali të përbëra me nënrenditje, në fjali të thjeshta, bëri që teksteve t’u humbnin dy elemente të qenësishme: sinteza dhe synimi. Lloje të përdorimit të fjalisë së përbërë me nënrenditjePeriudha me nënrenditje nënkupton disa hapa të rëndësishëm në ndërtimin e tekstit. Zakonisht, mendimi më i rëndësishëm jepet në fjalinë kryesore, ndërsa idetë më pak të rëndësishme jepen të nënrenditura. Nëse ndodh e kundërta, atëherë kemi të bëjmë me një përdorim jo të saktë të fjalisë me nënrenditje për disa raste p.sh., në fjalinë e përbërë: Dielli, njeriu i Antonit, që ia solli Kleopatrës këto lajme, kur pa se sa e bukur, sa e zonja e gojës dhe sa dinake ishte ajo, menjëherë u bind, se Antoni NënrenditjaGjuhë 173

