Page 176 - Demo
P. 176


                                    kurrë s’kishte për t’i bërë keq një gruaje të tillë, po përkundrazi kjo do të ushtronte influencë të madhe mbi të. (Plutarku) Këtu mendimi kryesor ka të bëjë me bindjen dhe sigurinë e Diellit: Dielli, njeriu i Antonit menjëherë u bind, ndaj do të ishte gabim nëse do të përdorej si fjali kryesore një tjetër fjali, së cilës konteksti i jep më pak rëndësi. Ka raste kur qëllimi i mendimit që presupozohet të jetë në fjalinë kryesore zhvendoset në fjalinë e nënrenditur. Kjo ndodh nga një organizim jo i mirë i pjesëve përbërëse të fjalisë. Në tekstin e dhënë, kjo gjë bie në sy për shkak të ndërfutjes së figuracionit. Kthehemi në shtëpi të lodhur pas ditës së parë të mësimit, sepse gushti tjetër na duket një jetë larg, ndërsa mësimi ka nisur rregullisht (Revista Mësuesi, shtator 2006). Në rastin e mësipërm, teksti i përket një regjistri deri diku formal, ndërkohë që fjalia e nënrenditur shkakore (sepse gushti tjetër na duket një jetë larg) është e një regjistri shumë informal (ka figuracion) dhe i jep rëndësi parësore një ideje dytësore, asaj të pushimit, i cili nuk është synimi real i tekstit.Nëse nënrenditim idenë kryesore që sugjeron konteksti, përsëri kemi përdorur gabim periudhën me nënrenditje. P.sh. në tekstin: Pjesa më e madhe e gjërave varet nga ne mësuesit, sepse jemi ne para të cilëve ju duhet të flisni, jemi ne që ju korrigjojmë, që ju nxisim e që shpesh jemi në anën tjetër, atë të vështrimit të ftohtë. E di... por është kaq bukur që ndërsa ritakohemi në një ditë si kjo e nisjes, kemi shansin të rrëzojmë me një fjalë apo një lëvizje, gjithë muret që i ngremë padashur përgjatë një viti. Është ky një pohim pozitiv, i paartikuluar, një konfirmim racional që ne si persona i bëjmë dukurisë aq njerëzore, përulësisht të emërtuar empati. (Revista Mësuesi, nëntor 2005)Ideja që duhej të dilte si kryesore (jemi ne), në fakt është e fshehur te pjesa e nënrenditur dhe vjen pas lidhëzës sepse. Ajo duhej të shprehej ose si kryesore, ose si fjali më vete.Formulimet e mëposhtme kanë saktësi në këtë përdorim, sepse fjalia kryesore mban kumtin kryesor:a) (tekst joletrar) Qyteza W. ka edhe një lumth, i cili aty poshtë rrjedh qetësisht, gati pahetueshëm, pa zhurmë e gurgullimë, sikur masa ujore, e vënë midis brigjesh me shkurre e bimësi gjithfarëshe, të ketë ndalur rrjedhën dhe të ketë kapur një fill mendimi për kalueshmërinë e kohës, bie fjala, ose për kohën koordinative; ose ajo masë ujore rri aty për një arsye të thjeshtë, se nuk ka nevojë të jetë në një vend tjetër, se nuk e ndjen nevojën e ikjes, nevojën e zhvendosjes. (M. Kraja)b) (tekst letrar) Gjatë kohës së socializmit dhe në periudhën e autonomisë nuk isha as i privilegjuar, as i persekutuar: nuk bëra kurrë një deklaratë, as denoncova njeri; nuk spiunova askënd dhe askujt nuk iu bëra dëshmitar. Nëse dikush e vërteton të kundërtën, mos ta presë hapjen e dosjeve, le të dalë ta thotë publikisht. (M. Kraja)Nënrenditja duhet shprehur qartë dhe pa fjali të tepërta. Për ta bërë këtë në kombinimin e fjalive ose togjeve të fjalëve duhet të mbahen parasysh: - rregullat e gramatikës shqipe;174 Gjuhë
                                
   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180