Page 177 - Demo
P. 177


                                    - rendi natyror i mendimeve ose ngjarjeve (koherenca);- nuancat e mendimit që do të theksohet (qëllimi);- ritmi i fjalisë. Për të arritur qartësinë e fjalisë së përbërë me nënrenditje, duhet të ndërtohet një strukturë e nënrenditur sa më e shkurtër dhe e qartë në theksimin e idesë, p.sh., teksti i mëposhtëm i ka ruajtur të gjitha këto parime: a) (tekst joletrar) Për të arritur në atë qytezë, një të huaji i duhet një hartë e detajuar, një nga ato hartat me vija gjithfarëshe, të shtrira, të kryqëzuara e të pleksura, të cilat, kur i përfytyron si hapësira e si rrugë e si vendbanime, krijojnë ndjenjën e një boshllëku të çuditshëm, sikur nëpër damarët e zbrazët fillon të fryjë një erë vjeshtore; pastaj sikur ndjen një vetmi e një përhumbje të pashpjegueshme; pastaj vërtet e sheh veten në ndonjërin nga ato stacionet e vogla të periferive të largëta në një mbrëmje të vonë, pasi të ketë kaluar andej edhe treni i fundit; pastaj vërtet je aty i mbështjellë me një pardesy të zezë dhe me një lëkurë të verdhë e të kaltërreme deri në tejdukje; pastaj përnjëmend ke ndjenjën se nëpër atë stacion nuk do të kalojë asnjë tren, sepse ti nuk shkon më askund, se mbrapa nuk kthehesh dot, se vendi nga ke ardhur është një pikë e zhdukur e horizontit, kurse përpara, vetëm dhjetë hapa më tej, rri një mur i përbërë nga shtresat e trasha të natës.(M. Kraja)b) (tekst letrar) Edhe nëna, pas vdekjes, më është kthyer në ëndërr, por në një mënyrë disi tjetër: duke shprehur – më shumë me pamjet dhe gjestet tipike, se me fjalë – alarmin për tim atë të sëmurë, gati-gati duke e mbrojtur nga interferencat e këtejme: lëngata e tij është kolona peshëmbajtëse e botës ku ajo ka gjetur strehë. Kjo dinamikë pasqyron çfarë ndodhi realisht, kur im atë kish zënë shtratin dhe nëna i rrinte mbi kokë dhe i shërbente, si për të provuar një argument që e kish me veten a me ndonjë personazh të imagjinatës së saj. Më është kthyer siç ishte para se im atë të vdiste, duke kërkuar me ngulm sfida morale te të tretët, njëlloj si atëherë. Nga gjithë muzeu i pafund i kujtimeve që kam për të, ajo ka zgjedhur ta rikrijojë veten mbi këtë motiv altruizmi. (A. Vehbiu)Fjalia e përbërë me bashkërenditje dhe nënrenditjePërveç tri llojeve kryesore të fjalive të përbëra, ekziston edhe një lloj i katërt që vjen nga kombinimi i dy prej këtyre llojeve. Kjo është fjalia e përbërë me bashkërenditje dhe nënrenditje. Ajo përmban të paktën dy fjali të pavarura dhe të paktën një pjesë të nënrenditur. P.sh.: Organizimi ishte i përkryer dhe njoftimi se ishte spostuar salla e shfaqjes, nuk kishte krijuar ndonjë problem. (Nga shtypi) Nesër është e diel dhe dita do të nisë ndryshe, gjysh, sepse të dielat tona kanë aromën e petullave të gjyshes në verandë, po edhe rrëmujën e mendimeve e kujtimeve të tua të pakoha. (G. Feçi)E rëndësishme është që në këta tipa fjalish të përbëra (sikurse edhe në të tjerat), të ruhet koherenca e lidhjeve dhe përdorimi saktë i mjeteve të kohezionit. Po ashtu, si edhe në llojet e tjera të fjalive të përbëra, duhet që idetë më të rëndësishme të sugjeruara nga konteksti, të vendosen në fjalitë kryesore dhe ato më pak të rëndësishme të jenë të nënrenditura.Për ta përmbledhur, në të gjitha llojet e periudhave është shumë e rëndësishme që fjalitë të renditen sipas një rendi logjik të natyrshëm. Gjuhë 175
                                
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181