Page 178 - Demo
P. 178
S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Ç’është fjalia e përbërë me nënrenditje dhe në ç’marrëdhënie janë fjalitë brenda saj? Jepni shembuj nga teksti letrar dhe joletrar. 2. Cilat janë përparësitë e fjalisë së përbërë me nënrenditje krahasuar me atë me bashkërenditje? Jepni shembuj nga teksti letrar dhe joletrar.3. Ku vendosen idetë më të rëndësishme në fjalinë me nënrenditje?4. Ç’ndodh me tekstin, nëse idetë më të rëndësishme, të cilat i sugjeron konteksti, vendosen të nënrenditura? A e cenon kjo synimin e tekstit? Të çdo lloj teksti, apo vetëm të ndonjë teksti specifik? Argumentoni me shembuj përgjigjen tuaj. 5. Cilat janë rregullat që duhet të mbahen parasysh në fjalitë e përbëra me nënrenditje? Pse? 6. Ç’është fjalia e përbërë me bashkërenditje dhe nënrenditje? Si vendosen pjesët e saj? 7. Në ndërtimin e fjalive të përbëra, çfarë rëndësie ka respektimi i rendit logjik? Po i mjeteve të kohezionit? Ç`ndodh nëse ato nuk respektohen?Ushtrohuni përmes tekstit8. Në fjalitë e mëposhtme, gjeni ato të përbëra me nënrenditje; për secilën shpjegoni se përse janë ose nuk janë të tilla: Nëse keni mësuar, do ta merrni provimin. Diella e lexoi letrën dhe sytë i shndritën.E adhuroj Pejën, ndonëse për të jetuar më pëlqen më shumë Prishtina.E adhuroj Tiranën, por nuk shkoj shpesh atje.Kush flet shumë, këput broçkulla.Nxënësit që do të marrin pjesë në shkollën verore të Rugovës, duhet të regjistrohen para 1 qershorit. 9. Kthejini fjalitë e thjeshta në fjali të përbëra me nënrenditje, duke zëvendësuar rrethanorin me shkronja të zeza me një fjali të nënrenditur. Për të mos humbur kohë, Mira iku me nxitim. Nga i ftohti, i kishin mbyllur të gjitha dyert. Ata kënduan deri në mesnatë.Me të hapur derën, iu shfaq i biri.Me ikjen e diellit, befas errësira zotëroi hapësirën.176 Gjuhë

