Page 179 - Demo
P. 179
Pas së përpjetës, linja telefonike del në majën e një bregoreje. Pa dalë dielli, ajo niste punën. 10. Lidhni me shigjetë fjalitë e mëposhtme dhe diskutoni rreth fjalive të përbëra që formohen më pas:a) Është plotësisht e vërtetëb) S’është e mundurc) Puna ështëd) Na është ndaluardh) Çiraku i vogël ëndërrontee) Shqiptarët kundërshtoninf) Ajo foli shkoqur• të bëhej usta.• të paguanin haraç.• që mjekësia po merret nëpër këmbë.• të shkojmë në atë vend ku kemi lënë të parët tanë.• ndaj ishte shumë e lehtë ta kuptoje.• që të ndërrojë plaku huqe.• që Besniku nuk ka për ta pranuar kurrë një kusht të tillë.11. Lexoni tri tekstet e mëposhtme. Tregoni ndryshimet që kanë mes tyre. Lidhini argumentet tuaja me synimet e teksteve dhe llojet e tyre. Mbani parasysh disa teza diskutimi:Ka autorë që pëlqejnë fjali të thjeshta dhe periudha të shkurtra. Ata i përdorin me mjeshtri. Ka të tjerë që pëlqejnë periudha të gjata. Nga se varet përdorimi i tyre?Lloji i përshkrimit sugjeron edhe llojin e fjalisë së përdorur. Ky këtu është një vend i bukur. Unë nuk vij shpesh. Mbase për këtë është kaq i bukur. Nën gjithçka, shtrihet një lëndinëzë e ngrohtë ngjyrë bari. Në fakt, është vërtet bari i freskët, me aromë. Të hyn në mushkëri dhe të ngjesh gjakut embrione jete. Sa e dua! Është pjesë e mungesës sime të gjelbër. Në këmbët e tij ngrihet muri gjigant, i gurtë dhe gri. Në gërshetimet e gurëve mbërthehen fort copëza të një jetë tjetër. Vras mendjen... Në cilën histori i kam jetuar grimcat e ngjarjeve të skalitura në baltën e gurpasgurit. Duhet të jem e lindur në disa kohë njëkohësisht. Ndryshe nuk kisha për të përjetuar kaq shumë flukse situatash dhe intensitete dridhmash. (N. Poroçani)Arti i të shkruarit nuk ishte veçse një nga artet, përmes së cilave do të sillej në jetë një dorëshkrim. Lëkurëpunuesi dhe mjeshtri i pergamenës, bletari që prodhonte tabletën prej dylli dhe piktori i miniaturave ishin po aq të nevojshëm sa edhe libërlidhësi dhe lector-i, ose lexuesi në dhomën e kopistëve. Kur kopisti shihte fjalët para syve të vet, ish në gjendje ta kopjonte origjinalin fjalë për fjalë. Ka prova se, gjatë shekullit të trembëdhjetë, kopjimi i dorëshkrimeve u besohej atyre që nuk lexonin dot (analfabetëve), sepse ata ishin në gjendje të kopjonin më mirë. (Illich &Sanders) Vajza e ndryni zemrën e vet. Jetoi tue këqyrë mbi krena të njerëzve, tue mos u mundue të dijë, me vjet, kush lindte, martohej apo vdiste. I bani në asgja fjalët e katundit se ajo qenka grueja ma kryenalta e mbarë vendit. Fjalët e botës për dashuni e gëzime jete ishin frymë, dokrra të thata. E hijshme deri vonë, për ata mashkuj që deshën ta afrojnë, ajo mbeti diçka si pranverë e përhershme buzë lumit, prore tue prapue ndjesi e shllime të hueja, me dhimbën e pjekun në zemër – qiell i patrazuem. Megjithatë Jerës çdo vjetë, në mars, i përhidhej fryma në fyt; ndoshta i binte mall për burrë. Po për të mos mbetë e pengueme, lidhë për laku në një ndjesi, thellohej heshtazi në kundrimin e rrjedhës së lumit që dirgjej, tue gjarpnue edhe në tru të saj, grykave mbi katund dhe para syve të grues bante bërryl e përqafonte ara e livadhe. (M. Camaj)abcGjuhë 177

