Page 18 - Demo
P. 18


                                    Është i dukshëm elementi poetik që krijohet nga përsëritjet e të njëjtave fjalë, madje të të njëjtave grupe. Kjo krijon aliteracion.Gjithë teksti ndërtohet mbi bazën e dy fjalëve që organizojnë gjithë tekstin: politika (që do të ndjekin - lufta) dhe objektivi (fitorja), që shërbejnë si bërthama organizuese.Stili i veprimtarisë letrare artistikeSfera e këtij stili përfshin të gjitha krijimet artistike që realizohen nëpërmjet gjuhës së shkruar apo të folur. Dy janë degëzimet e mëdha të krijimtarisë artistike: nga njëra anë, krijimtaria gojore popullore, pra, folklori (krijim anonim) e nga ana tjetër, krijimtaria e shkrimtarëve, domethënë, letërsia e kultivuar (krijim individual). Gjuha e letërsisë artistike është e hapur për të gjitha përdorimet e mundshme gjuhësore, kur kjo përzgjedhje ka kryesisht një synim të caktuar artistik letrar. Nëndarjet e mëdha të letërsisë janë: proza, poezia dhe drama.Proza është një lloj ligjërimi letrar që vjen nga përpunimi artistik i rrëfimit të gjuhës së gjallë dhe i monologut. Aty ndërthuren të gjitha format e tjera të gjuhës së shkruar e të folur. Poezia është shfaqja më e epërme e përdorimit gjuhësor, e cila edhe në paraqitjen shkrimore dallon nga mënyrat e tjera të komunikimit. Në ligjërimin poetik, vëmë re një organizim të të gjitha niveleve të gjuhës, duke shfrytëzuar mjete të tilla, si: përftesa fonetike, prozodike, shkrimore, leksikore, sintaksore etj. Drama shfaqet në dy mënyra të dallueshme: tragjedi dhe komedi. Këtu mbizotëron mënyra skenike e të rrëfyerit, çka do të thotë që i gjithë ligjërimi është në gojën e personazheve, ndërkohë që mungojnë fjalët e autorit.Disa ndër tiparet e gjuhës së stilit të veprimtarisë letrare artistike janë:Sfera: Në këtë stil futen tekste që i përkasin prozës, dramës, poezisë etj.Funksioni: Letërsia ka funksion estetik, pra, do të sublimojë te marrësi ndjesinë e së bukurës. Nëpërmjet saj, jo vetëm kumtohet diçka, por njëkohësisht synohet të kultivohet dhe të edukohet shija estetike.Leksiku: Leksiku në stilin e letërsisë artistike ka një larmi të jashtëzakonshme. Fjalët përdoren në të gjitha kuptimet në funksion të figurshmërisë dhe krijimit të estetikes. Janë të zakonshme shtresimet leksikore të ndryshme: krahinorizmat, dialektizmat, frazeologjitë, neologjizmat, huazimet etj.Subjektiviteti është në shkallën më të lartë, ndaj edhe në këtë nivel intensifikon figurat e rrafshit kuptimor (tropet, si: metafora, metonimia, ironia, epiteti etj.).Nga pikëpamja sintaksore kemi një numër të jashtëzakonshëm strukturash që janë krijime individuale (madje sot letërsia moderne luan me deformimin e strukturës). Shfaqen figurat e sintaksës poetike (elipsa, antiteza, inversioni, anafora, epifora etj.).Nga pikëpamja fonetike realizohet efekti poetik në poezi edhe në prozë (asonancë, konsonancë, aliteracion etj.).Një rol të rëndësishëm në organizimin gjuhësor të letërsisë artistike luajnë edhe rimarrjet me fjalë ose me struktura të tëra. Një gjë e tillë rrit efektin poetik.16 Gjuhë
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22