Page 180 - Demo
P. 180
12. Lexoni tekstin e mëposhtëm. Ndajeni atë në paragrafë. Dalloni pesë fjali me nënrenditje. Tregoni mjetin lidhës të tyre. Arsyetoni këtë përdorim duke e lidhur me: synimin e kontekstit;tonin dhe theksimin e paragrafit.Argumentoni lidhjen e fjalëve me të zeza, me synimin që orienton konteksti.Dedikuar (jo vetëm) ty... Dashuria ime e vogël, sot në orën 8:00, ndërsa do të kapërcesh pragun e portës së rëndë të shkollës, dëshiroj me gjithë shpirt të marrësh me vete tërë entuziazmin tënd, fantazinë tënde. Me to të ngjyrosësh bankën ku do të ulesh për herë të parë. Nuk ka rëndësi nëse je i ndrojtur, fjalëpakë. Besomë ndrojtja jote është dhuratë, mos e harro këtë asnjëherë! Uroj që ndërsa do të rrëshqasësh nëpër fletët e abetares, të ndiesh aromën e ëmbëlsirave, jodin e detit, puhizën e alpeve, magjinë e mrekullive, të gjitha këto mes ngjyrave e germave të librit tënd të parë. Sepse, mbaje mend biri im: kujtimet janë pjesë e historisë sate. Lutem të ndiesh kënaqësinë e shkumësit mbi tabelë. Nuk ka rëndësi nëse do të bësh gabime ndërsa shkruan, sepse kur korrigjohen e kuptohen gabimet, atëherë ato nuk përsëriten më asnjëherë. Sa dua të kryqëzosh vështrimin me atë që do të jetë miku yt i ngushtë! Gëzofshi bashkë miqësinë siç di vetëm mosha juaj ta shijojë. Shpirti ma do të provosh drithërimat e të qenit i pari i klasës, sepse kështu mbase do të jesh gjithmonë timonieri i jetës sate, por nuk ka rëndësi edhe nëse nuk je në krye. Do të thotë që nesër do të jesh duke rendur për të arritur të ardhmen tënde. Është bukur, më beso! Drita ime, uroj të arrish të shkruash emrin tënd saktë, brenda vijave, por edhe të dalësh nga vijat kur nuk do të të duket e drejtë ajo që të tjerët bëjnë. Mëso fjalë të vështira, biri im, me ngjeshje të bashkëtingëlloreve, me dhe pa ë-në fundore, por qofshin fjalë zemre, të vërteta, fjalë ndjese, fjalë urimi, falënderimi, ndryshimi... Nesër, kur të jesh pak më i rritur, do të çuditesh me këtë dëshirë të pazakontë timen, por sot uroj të dështosh herë pas here, sepse fitoret që do të vijnë më pas do të kenë një shije marramendëse, unike, shijen tënde. Shpresoj që egoizmat, konkurrenca dhe indiferenca midis bankave të zhduken dhe t’i lënë vendin mikpritjes, bujarisë... e nëse nuk e gjen, të lutem, kërkoje ti vetë i pari. Njih tërë nuancat e ngjyrave, përfshirë edhe atë të lëkurës apo të ajrit, sepse lëkura dhe ajri mund të shpërbëhen në mijëra reflekse, nëse ti vetë do të dëshirosh. Dua të të shoh duke luajtur futboll me Megin, të bësh byzylykë fidhesh me Eltonin, e pastaj të ndash me tërë klasën kekun e ditëlindjes sate. Të gjithë bashkë, sepse lojërat nuk kanë gjini dhe keku shijon njësoj për të gjithë. Dashuria ime e madhe, uroj tërë këto e shumë e shumë të tjera për ty, shpirt. Mbi të gjitha, unë dua qetësinë dhe paqen tënde. Mami. (N. Poroçani)13. Shkruani një paragraf letrar dhe një paragraf joletrar ku të përdorni fjali të përbëra me nënrenditje dhe bashkërenditje. Tregoni llojet e lidhjeve që keni ndërtuar. Tregoni se si lidhen ato me synimet e tekstit. Paragrafi me tekst letrar 178 Gjuhë

