Page 181 - Demo
P. 181
Paragrafi me tekst joletrarSfida e të shkruarit14. Duke pasur parasysh fjalitë që vijojnë, çfarë nuk shkon në nënrenditjen e fjalisë së parë? Rishkruajeni saktë atë.Ndonëse leximi si proces mësohet nga klasa e parë deri në klasën e pestë, mësimi i gjuhës shqipe nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë nuk synon më t’i mësojë nxënësit leximin. Ai synon që ky proces të realizohet me art, në mënyrë që nxënësi të shprehë veten me tërë botën emocionale, duke përcjellë ndjesitë, emocionet e qëndrimet pasi ka përfunduar këtë proces. 15. Shkruani një ese me temë: Surrat dhe fytyrë emërtojnë të njëjtën pjesë të trupit, por nuk emërtojnëtë njëjtin mendim.Përdorni në të lloje të ndryshme fjalish të përbëra. Kujdesuni të respektoni parimet e shkrimit të tyre. Gjuhë 179

