Page 182 - Demo
P. 182


                                    Risitë në tematikë dhe në stilTematikaShumica e studimeve në lidhje me veprën e Migjenit ka vënë në dukje dallimin e tematikave të përzgjedhura nga ai, si në poezi, ashtu dhe në prozë, në krahasim me letërsinë pararendëse. Kështu, në poezinë e tij nuk gjen më motivet e atdhedashurisë, evokimin e figurave të mëdha të historisë etj. Gjithçka është ndryshe, pasi ai paraqet një realitet bardhezi krejt në kontrast me ngjyrat e ndezura të Rilindjes. Personazhet e tij më së shumti janë pa emër. Ato vijnë nga realitete sociale mjaft të mjera e problematike. Në poezitë dhe tregimet e tij gjen pikërisht historitë dhe personazhet e qytetit të tij. Aty gjen lypësin, prostitutën, malësorin e varfër, po njëkohësisht sheh portat, oborret, rrugicat e mistershme, kafenetë e pista, kambanoret, procesionet, murgeshat, erotizmin (si thirrje instiktive e jo vetëm) etj. Megjithatë, ky ishte qyteti që ai e donte “me një dashuri tragjike”, siç shprehet vetë, duke na dhënë përmes këtij grupi oksimoron edhe ndjesinë që krijojnë një pjesë e mirë e punëve të tij. Tonet në to janë të forta, indinjuese e revoltuese. Po veç tyre, aty gjen edhe meditimin, himnizimin, ekzaltimin, mallin dashuror etj.Stili Gjithë kjo larmi tematikash, imazhesh etj., pati ndikim të menjëhershëm te lexuesi i kohës, perceptim ky që vazhdon edhe sot. Ky fakt ka të bëjë, veç të tjerash, edhe me mënyrën se si e organizoi gjuhën në tekstet e tij. Shumica e studiuesve vë në dukje se metafora e Migjenit paraqitet krejt ndryshe nga ajo që ka në bazë një krahasim të thjeshtë dhe që është e zakonshme në letërsinë shqipe paraprijëse. Metafora e Migjenit shfaqet hiperbolike dhe shumë e shtrirë. Në jo pak raste, ajo ka shtrirje në më shumë se një varg: Thelltë në veten teme flejnë kangët Letërsi Millosh Gjergj Nikolla-MigjeniMillosh Gjergj Nikolla, i njohur edhe me pseudonimin Migjeni, është një ndër shkrimtarët më të spikatur të letërsisë shqipe. Produkti i tij letrar qe një pikë kthese e dallueshme në krahasim me letërsinë pararendëse shqipe, e cila notonte në valët e romantizmit e post-romantizmit. Vepra e tij letrare kishte veçanti specifike si në motivet e përzgjedhura, apo mesazhet që përcillte, ashtu dhe në ndërtimet stilistike. Ajo ishte e re, po njëkohësisht mjaft e përpunuar nga pikëpamja stilistike. Mbi të gjitha, ndjesia që përcillte e përcjell ishte e drejtpërdrejtë, pa klishe dhe tronditëse.Vepra e tij poetike përbëhet nga rreth 40 poezi të përmbledhura në vëllimin “Vargjet e lira” (1936), të cilat, për arsye të notave të theksuara kritike e karakterit mjaft social e aktual të motiveve që kishte përdorur shkrimtari, u censuruan dhe nuk u lejuan të botoheshin. Kjo vepër do të botohej vetëm në 1944. Njëkohësisht me poezitë, ai kishte filluar të botonte në të përditshme të kohës, edhe tregimet apo skicat e tij në prozë. Ato u përmblodhën nën titullin “Novelat e qytetit të Veriut”, të cilat u botuan pas vdekjes, megjithëse i kishte përfunduar së shkruari në fund të 1936.180 Letërsi
                                
   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186