Page 183 - Demo
P. 183


                                    e pakëndueme/të cilat ende vuejtja as gëzimi s’i nxori,/të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme/me shpërthye, m’u këndue pa frigë e pa zori. (Vini re ndërkalljen në metaforën kryesore edhe të metaforave të tjera.)Ka raste kur një tekst ka si skelet një metaforë që ndërtohet mbi një njësi të vetme. I tillë është rasti i “Poemës së mjerimit”, e cila e ndërton gjithë skeletin e poezisë në këtë strukturë: mjerimi asht dhe mjerimi ka. Në këtë rast, metafora bazë është krijuar nga bartja metonimike e emrit përmbledhës mjerim. Ky i fundit (fjala mjerim) nënkupton tërë fushën semantike, që përmbledh varfërinë, të varfrit etj. Këto fjalë Migjeni i monton në strofat që përfaqësojnë pamje të ndryshme të tij, pra mjerimit, duke na dhënë një imazh skenik të papërsëritshëm me nuanca bardhezi.Përdorimi i vargut të lirë, jo fort i zakonshëm për traditën, i dha mundësi të mjaftueshme Migjenit të realizonte metaforën e tij të shtrirë dhe imazhet e pakrahasueshme që shohim në poezitë e tij.Tipar tjetër i teksteve të tij është edhe efekti poetik i prozave. Është e dukshme një prirje e tillë ndërtuese. Për shumë arsye. Edhe për faktin se prozat, duke shpërfaqur pjesë të skenave jetësore reale, shumica janë perceptuar jo vetëm për t’u lexuar, por edhe për t’u interpretuar. Nga ana tjetër, kjo u siguron teksteve një lexues të sigurt e besnik. Kështu, për të krijuar ritmin si pjesë e organizimit poetik, ai përdor përsëritjet, që kanë në përbërje jo vetëm një fjalë të vetme, por një grup, madje edhe paragrafë të plotë. Zotni, zotni, të lutem zotni/ asht një refren i bukur i qytetit tem. Vini re përsëritjen e së njëjtës fjalë, për të tipizuar skenën. Vetë fjala refren, që është pjesë e fushës semantike të muzikës, pra që kërkon organizim ritmik specifik, e shton efektin poetik edhe si perceptim. Në fragmentin vijues, vini re një mënyrë tjetër ndërtimi ritmik: Në kishën tonë asht një lagje… Në atë lagje asht një kishë. Mbrenda në kishë asht një lyps, në të cilin jeton një dëshirë: me jetue.Në këtë pjesë, hapësirat ritmike dalin në fund të fjalive. Në këtë funksion është edhe përsëritja disa herë e fjalës “lagje” dhe “kishë” të cilat lidhin në mënyrë anaforike fjalitë njëra me tjetrën dhe krijojnë efekt aliterativ poetik. Në fjalinë e dytë, është presja që krijon alternimin ritmik. Te proza “Tragjedi apo komedi?”, tre paragrafët e parë janë pothuajse njësoj. Ndryshon vetëm fjala e fundit. Edhe vetë metafora ndërtohet me fjalë që i përkasin fushës semantike të muzikës. Gjini njerzuer asht një kitarë e gjallë, mbi të cilën një dorë pasionale përfton të dridhunat e telave ndër melodina... Gjini njerzuer asht një kitarë e gjallë, nëpër të cilën Shejti dhe Katili arrijtën shprehjen e ... tragjedisë apo komedisë së vet.Gjini njerzuer asht një kitarë e gjallë, ku perëndia ndër melodina të gjata, të pasosme, gjeti shprehjen madhshtore të... të tragjedisë apo të komedisë së vet? Kushedi?...Ironia e thjeshtë rrallë haset në tekstet e Migjenit. Ajo del përgjithësisht në formën e sarkazmit, që në jo pak raste kalon në grotesk, madje që në titull: “Sokrat i vuejtun apo derr i knaqun?”.Teksti i tij, pavarësisht se ka veshjen dialektore gege, në shumicën e rasteve i përket një regjistri formal (sidomos në prozë). Ka raste të tjera, kur ky, veçanërisht në prozë, për arsye denigruese e stigmatizuese, gërshetohet me tekstin fetar, ligjërimin e shkujdesur etj. Në një pjesë rastesh, kjo gjë është pjesë e ndërtimit të sarkazmit. Kitaristi i vjetër, PikasoLetërsi 181
                                
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187