Page 184 - Demo
P. 184


                                    Verifikoni njohuritë1. Cilat janë dy veprat e Migjenit dhe kur u botuan ato?2. Çfarë veçantish shfaq vepra e Migjenit? Cilat janë personazhet dhe pamjet që dalin në prozën dhe poezinë e Migjenit? Si del realiteti nëpërmjet tyre?4. Si janë tonet që shoqërojnë veprën e Migjenit? 5. Çfarë metafore përdor Migjeni?6. Çfarë vargu përdor ai në poezi?7. A ka teksti i tij në prozë efekte poetike?9. Ç’lloj ironie përdoret zakonisht në prozën e Migjenit dhe pse?10. Çfarë lloj regjistrash preferon të përdorë ai, veçanërisht në prozë?Ushtroni mendimin kritik11. Në mësim thamë se tonet, imazhet e ndezuara të Rilindjes në poezinë e Migjenit u zëvendësuan me sfondin bardh e zi, në të cilin dalloheshin siluetat e lodhura të lypësit, të papunit, prostitutës etj. A ka shumë ndryshim nga ai realitet për të cilin flet Migjeni dhe realitetit të sotëm në lidhje me këto shtresa sociale dhe trajtimin që ju bëhet atyre. Diskutoni në klasë.12. Megjithatë, ky ishte qyteti, që ai e donte “me një dashuri tragjike”. Ky grup fjalësh i përdorur nga vetë Migjeni, ngërthen në vetvete edhe dashurinë e dhembshurinë, por edhe dhimbjen për fatin e qytetit e njerëzve të tij. Po ju si e shikoni realitetin vendin ku jetoni. Përcaktoni një grup fjalësh si ai i Migjenit, që të përmbledhë përjetimin tuaj në lidhje me të dhe prezantoje në klasë domethënien e këtij grupi.13. Përsëritjet e shumta si të një fjale, ashtu edhe të grupeve të fjalëve janë tipar i prozave të Migjenit. Nëpërmjet këtyre përsëritjeve fiksohet imazhi dhe ndjesia për të, si dhe krijohet efekti poetik. Zgjidhni një prozë të Migjenit në të cilin të dalloni elemente të tilla. Lexojeni disa herë me vete dhe në fund shënoni ato fjalë , grupe fjalësh që ju mbeten në mendje. Paraqiteni këtë punë në klasë dhe vini re a ju ndihmon ky proces në interpretimin e gjithë prozës.14. Lexoni me zë poezitë “Kangët e pakëndueme”, “Poema e mjerimit” dhe “Z.B”. Dalloni metaforat në të tria këto poezi. A përcjellin të njëjtin imazh dhe a kanë të njëjtin ton? Argumentoni përgjigjen tuaj, duke parë, nëse ajo ka lidhje me tematikën që ato përcjellin.15. Lexoni me zë, duke u munduar të interpretoni prozat “Puthja e Cubit” dhe “Në kishë”. Dalloni alternimet e ritmit që vijnë si pasojë e pauzave me larghedhje të njëjtë, përsëritjeve të së njëjtës fjalë, ose të të njëjtit grup fjalësh etj., që krijojnë efektet e prozës poetike. A krijojnë këto vështirësi apo lehtësi në të interpretuar dhe pse? Flisni për imazhet që ju nguliten më shumë në mendje dhe sqaroni nëse kanë lidhje me këto përsëritje dhe alternime.S T U D I M T E K S T I Sikur Hamleti n’orë të fundit, qashtu njerzia pushoi të lozi rolin mashtrues dhe u vue në veprim, për të pasë përfundime ma konkrete. Vërtet, në veprim u përzien, tue marrë pjesë atavizmi stërgjyshuer dhe instinkti i një organizimi t’egër, por: “Qëllimi kunorizon mjetet”. Dhe po deshtën ta dënojnë njerëzinë për këtë, asht një padrejtësi... se faji asht tek ajo gjasend që i thanë shkëndija qiellore, hyjnore, perëndore e ku dij ma…Vini re, në këtë fragment gërshetimi i regjistrit formal filozofik, fetar me atë letrar e të zakonshëm.182 Letërsi
                                
   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188