Page 185 - Demo
P. 185


                                    Poezia e Migjenit, siç pamë më lart, përmblidhet në vëllimin “Vargjet e lira”. Me të drejtë, studiuesit kanë parë polisemi në titull, pasi së pari, ky titull i referohet elementit kompozicional të ndërtimit të poezisë, pra vargut të lirë. Nga ana tjetër, ai ka lidhje me larminë tematike që trajton. Ky vëllim përbëhet nga disa cikle poezish. Ato janë: “Parathanja e Parathanjeve”, “Kangët e ringjalljes”, “Kangët e mjerimit”, “Kangët e përndimit”, “Kangënë vete”, “Kangët e rinis”, “Kangët e fundit”. Kjo lloj ndarjeje e njëkohësisht edhe renditjeje mbështetet në një rend logjik, pasi në to janë përfshirë këngë të të njëjtit lloj nga pikëpamja tematike.Përveç rrjedhës logjike, vihet re se ajo është paralele edhe me zhvillimet jetësore të autorit.Ka studiues që kanë përcaktuar se në poezinë e Migjenit mbizotëron një ton meditativ por, në varësi të qëllimit të autorit, diku forcohet më shumë ideja, mendimi, diku tjetër përshkrimi i reales, mandej ëndrra për përshkrimin e realiteteve, diku tjetër një ekzaltim emocional, për të përfunduar në nivelin e shkrimit autobiografik. Gjithsesi, është e dallueshme që një pjesë e poezive të tij kanë tone të forta, në të cilat dallon revoltën shpërthyese, e cila, në raste të caktuara, jepet me metafora që kanë në bazë një folje me efekte shkatërruese: O, si nuk kam një grusht të fortë/ t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,/ ta dij dhe ai se ç›domethanë i dobët -/ n’agoni të përdihetsi vigan i vramë. Një ton i tillë është i zakonshëm për ciklin “Kangët e mjerimit”. Në fakt, ky lloj organizimi është i njohur edhe në letërsinë europiane të asaj kohe. Dihet se ekspresionizmi, në atë periudhë, ishte konsoliduar në fusha të ndryshme të artit. Në veçanti, poezia shfaqej si joreferenciale, tipar që e gjen edhe te Migjeni, mjaft të kujtosh se në tekstet e tij poetike, në përgjithësi, nuk ka personazhe me emër. Poezia ekspresioniste ishte një lirikë ekstaze apo himnizuese, që krijonte efekte të fuqishme te lexuesi. Natyrisht që te Migjeni, kjo vihet re edhe në tituj: “Ekstaza pranverore”. Vetë koncepti i këngës, me të cilin ka emërtuar ciklet e tij poetike, lë të kuptosh një lloj kompozicioni e interpretimi në tone të ngritura himnizuese. Pastaj, kur kalon te teksti, kjo është shumë më e dallueshme, si në rastin e “Kangës së rinis”. Në këtë poezi emri “rini” është i veshur me nota thirrmore dhe shoqërohet me tri foljet në urdhërore. Këto folje kanë nuanca himnizuese, të cilat përkojnë plotësisht me imazhin që përcjell ky emër (rini) në të tria vargjet e tjera ndjekëse. Ky kohezion i jep tiparet e himnit për rininë si moshë e për rininë si emër përmbledhës, që u referohet individëve të kësaj grupmoshe: Rini, thueja Poezia e Migjenit Lira (lyra), vegël muzikoreLetërsi 183
                                
   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189