Page 186 - Demo
P. 186
kangës ma të bukur që di!/Thueja kangës sate që të vlon në gji./ Nxirre gëzimin tand, të shpërthejë me vrull.../Mos e freno kangën! Le të marri udhë.Po kështu, është e zakonshme që në poezinë e Migjenit, rrëfimi është eliminuar, tipar ky përsëri i poezisë ekspresioniste. Poezia ekspresioniste eliminoi rrëfimin dhe përshkrimin, shtoi metaforën foljore që, në një pjesë të mirë rastesh, shfaqej me infinitiv (me punu), i cili i jepte asaj edhe forcën përgjithësuese, pasi shmangte identifikimin vetor, karakterin përgjithësues. Kjo poezi, nëpërmjet teknikash të tilla, synonte të prezantonte ndjenjën në kufijtë më të skajshëm të saj. Natyrisht, tipare të tilla gjenden kudo te Migjeni, veçse më të larmishme në lidhje me format foljore, të cilat kanë trajta të ndryshme, madje ka strofa edhe me elipsë foljore: Melodi e këputun - lot i kjartë nga syni/i një grues së dashun.../andje e përplasun,/ xhevahir i tretun,/ një andërr e shkelun,/ buzë e paputhun/ në melodin’ e këputun.Në poezinë e Migjenit trajtohet fati ekzistencial i qenies, që është një ndër tematikat kryesore të ekzistencializmit. Pasi ka paraqitur atë galeri personazhesh, si: lypësit, pijanecët, rrugaçët, laviret e të papunët, me një frymë alla Bodler, ai kërkon një imazh-model që të zëvendësojë ato paraprijëset. Dhe në “Kangët e ringjalljes” gjen poezinë “Të birtë e shekullit të ri”, ku i drejtohet botës në vetën e parë shumës, me ton refuzues për modelin që ajo përfaqëson. Në të kundërt, ai pohon se të birt e shekullit të ri i kanë shpallur luftë për jetë a vdekje atij realiteti: Na të birtë e shekullit të ri,/ me hovin tonë e të ndezun peshë,/ ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë/ dhe për fitore kem’ me ra fli. Në poezinë “Të lindet njeriu”, nëpërmjet urdhërores së fortë, të realizuar me folje në mënyrën lidhore, poeti shpërthen, duke kërkuar ardhjen, lindjen e një njeriu të ri të madhërishëm, që të ndezë zemrat e njerëzve me ideale humane për qenien. Gjithashtu, ai duhet të jetë i pajisur me ideale sublime për rilindjen kombëtare: Të lindet një njeri/i madh si madhni/ dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni/ për një ide të re, ideal bujar,/ për një agim të lum e të drejtë kombëtar.Me tone gati eterike shfaqen poezitë e “Kangëve të rinis”, në të cilat ai shfaqet me ngjyra e tone më të hapura, të tilla si: shpresa, bashkimi me shpirtin e ngjashëm, malli për vashën, imazhin për gruan si e paarritshme etj. Dy buzë të kuqe,/ dy dëshira të flakta,/ që afshin ma thithën,/ gëzimin ma fikën,/ si fantazma ikën/ ndër do bota të larta...Nudo femërore e parë nga pas, Egon Schiele184 Letërsi

