Page 187 - Demo
P. 187


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Cilat janë ciklet që përbëjnë vëllimin “Vargjet e lira”?2. Kujt i referohet një ndarje e renditje e tillë?3. Cilat janë tonet dhe motivet e poezisë së Migjenit? Ilustroni me shembuj të tjerë të marrë nga vepra, veç atyre që gjenden më lart. 4. Cilat janë tiparet e ekspresionizmit europian dhe si shfaqen ato te Migjeni?5. Si shfaqet ndikimi i ekzistencializmit te Migjeni? Ilustroni me vargje të tjera nga vëllimi.Ushtroni mendimin kritik6. Disa nga nxënësit që recitojnë më bukur, të interpretojnë para klasës poezitë “Kanga skandaloze”, “Vullnete të shtypuna” dhe “Recitali i malësorit”. Diskutoni, duke kërkuar mendimin e shokëve që recituan: Çfarë tiparesh ekspresioniste shprehin ato? 7. Poezia e Migjenit është e larmishme. Në të gjendet edhe motivi i dashurisë si shpresë, bashkim me shpirtin e ngjashëm, mall për vajzën, imazhin për gruan si e paarritshme etj. Te poezia \natë\8. Gjeni poezi të tjera në veprën e Migjenit, me të cilat krijoni realitete paralele jetësore dhe ndjesore, personale dhe të përgjithshme. Si mendoni, cilat realitete nuk kanë ndryshuar dhe ju revoltojnë? Cilat janë pjesë normale e natyrës njerëzore?9. Në disa poezi, Migjeni përshkruan frymëzimin e tij poetik. Një poezi e tillë është edhe “Kangët e pakëndueme”. Lexojeni disa herë dhe shpjegoni : Kë quan kangë të pakëndueme?Ku jetojnë këto kangë?A është i vetëdijshëm poeti për to?Shpjegoni vargun “unë-djepi juej; ndoshta vorri juej.”10. Në disa poezi të Migjenit flitet edhe për vetminë, trishtimin që sjell ajo. Lexoni poezinë “Vetmia” dhe përshkruani, duke ilustruar me pjesë nga teksti, përjetimin që dalloni aty. Po ju a jeni ndier në një situatë të tillë ndonjëherë? Diskutoni në klasë.Sfida e të shkruarit11. Gjeni disa poezi të Migjenit që flasin për dashurinë dhe përshkruani me shkrim  përjetimin e tij në lidhje me këtë ndjenjë.Letërsi 185
                                
   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191