Page 188 - Demo
P. 188
ILUSTRIM LETRARMigjeniEkstaza pranverore...dhe pranvera erdhi...Nëpër ftyra tona rrëshqiti një gëzimdhe ndër zemra tona ngrehi një folee një jetë e bukur, e një jetë e reme dëshira të shumta po buzqesh në lulzim....dhe dallndysha erdhi...si shpirti n'ekstazë, në hovin e shejt shtri,me qiellën rroket, me diellin puthet,dridhen krahët në hare – mandej poshtë vërsulett'u dhurue në cicrim përshndetje një mijë.... triumfon bylbyli...kangëtar plot magji në gemb të trandafiles,në një tempo të marrë përkdheljet po shfree kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,asht si kangë Orfeji ndër telat e lyrës....dhe vesa shkëlqen...në një pikë t'argjent pasqyrohet jetatërheqse si andrra dhe si vijzatimindër orët e hyjzimit, kur shpërthen agimie rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta.... dhe pranvera erdhi...Nëpër ftyra tona rrëshqiti një gëzimdhe ndër zemra tona ngrehi një folee një jetë e bukur, e një jetë e reme dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.186 Letërsi

