Page 189 - Demo
P. 189
S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Në tekst, ndjesia vendoset në stinën e pranverës. Detajet që përdor autori përbëjnë kornizën e saj. Cilat janë këto detaje?2. Autori përdor penelin e fjalës për të vizatuar pranverën. Ndërtoni fushën kuptimore të fjalëve që realizojnë këtë vizatim.3. Në mitologji thuhet se Orfeu ka qenë këngëtari që magjepste me zërin dhe tingujt e lirës. Krahasimi që bën autori synon të ngacmojë imazhin pamor apo atë dëgjimor? 4. Evidentoni sa herë shfaqet në poezi fjala ekstazë. Kuptimi i saj mbetet i njëjtë apo ndryshon strofë pas strofe? 5. Duke shfrytëzuar njohuritë që keni marrë mbi tipologjinë e teksteve, argumentoni se si shfaqet ndjesia e një përjetimi kulmor në këtë tekst poetik. Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Njësia dhe është lidhëz apo pjesëz? Çfarë efekti krijon në organizimin e përgjithshëm të poezisë? Gjeni sa herë përdoret dhe vini re si dendësohet imazhi e ndjesia përmes saj.7. Teksti është i mbushur me metafora. Evidentoni nga një për secilën strofë. Duke u nisur nga kuptimi i ri që merr fjala në secilin rast, tregoni, nëse lidhet me përshkrimin apo përjetimin? 8. Përjetimi është një emocion normal apo ekzaltim emocional? Gjeni pjesë që ilustrojnë përgjigjen tuaj (dhe ndër zemra tona ngrehi një folé).9. Vargjet e strofave 2 dhe 3 janë të shkëputura nga njëra-tjetra apo janë vazhdim i një fjalie të varur nga një element i vargut të parë? Çfarë efekti krijojnë?10. Përsëritja e e-së në vargun e katërt të strofës së parë bëhet për arsye metrike apo për arsye ritmike? Orfeo dhe Euridika, Eduard PointerLetërsi 187

