Page 19 - Demo
P. 19


                                    Foljet mund të ndryshojnë kuptimet kohore të mësuara nga ju në gjuhë (e tashmja historike, ku folja ka formën e kohës së tashme të mënyrës dëftore, po veprimi është zhvendosur në të shkuarën) në varësi të stilit të një autori dhe parimeve organizuese të tij.Një shembull i stilit i letërsisë artistike paraqitet më poshtë.PARADOKS  Kur fola, më thanë: hesht!  Kur heshta, më thanë: fol!  Folehesht, heshtefol jeta ime. (Agim Vinca)Disa ndër tiparet e këtij teksti janë:Sfera: Letërsi artistike, poezi.Funksioni: Teksti ka funksion estetik, ngjall ndjesinë e së bukurës.Leksiku: Gjuha e letërsisë artistike bën të mundur që edhe në tekste të shkurtra të realizohen efekte të jashtëzakonshme, që reflektojnë magjinë e krijimit dhe të krijuesit, si dhe ndjesinë estetike te lexuesi. Autori ka përzgjedhur në titull një fjalë që njëkohësisht, është edhe figurë. Siç dihet, paradoksi parashikon një situatë e cila, në pamje të parë, duket absurde dhe e palogjikshme, por që në fund pohohet se ka një logjikë, mbështetet në argument ai përfundim që u duk absurd në fillim. Pak a shumë, ky është kuptimi i fjalës nga pikëpamja leksikore. Në këtë mënyrë, autori na përgatit edhe për kuptimin e përmbajtjes (një situatë paradoksi), por edhe për ndërtimin (duke kundërvënë njësi në kontrast me njëra-tjetrën). Nëse lexon poezinë, vëren se ky konstatim që doli edhe nga analiza e titullit, reflektohet realisht në të, pasi aty gjejmë dy situata të kundërta: të folurit-heshtja (foljet: fol-hesht).Dy vargjet e para janë identike në ndërtim. Kanë ndryshuar vendet vetëm foljet, për të realizuar paradoksin. Njëkohësisht, një ndërtim i tillë reflekton ritëm të njëjtë dhe aliteracion të theksuar, duke mos e ndier mungesën e rimës së jashtme.Foljet janë organizuar në disa mënyra. Kemi folje në të kryerën e thjeshtë (dëftore) që identifikojnë procesin në veprim, si një e shkuar mbarëkohore, pasi nuk jepet asnjë referencë me kohën konkrete (fola, heshta) dhe po të njëjtat folje në urdhërore, njëjës (hesht, fol). Edhe këto përdorime janë në kuadër të ndërtimit të kontrastit dhe perceptimit të paradoksit.Këtë kontrast e paradoks, poeti e përmbledh në vargun e tretë me dy fjalë-paradoks (folehesht/heshtefol). Një organizim i mrekullueshëm, mjaft i përmbledhur e lakonik, që paraqet fatin e qenies njerëzore nën imponimin, diktatin e tjerëve (ata thanë). (Veç rrafshit universal, poezia mund të interpretohet edhe në rrafsh kombëtar e individual. Këto janë elemente që pastaj shtohen edhe nga analiza e kontekstit të krijimit të poezisë.)Gjuhë 17
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23