Page 190 - Demo
P. 190


                                    Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Teksti përcjell një ndjesi të një përjetimi kulmor ekzaltues. Dëgjojeni atë nën muzikën e Vivaldit.Kthehuni përsëri në tekst. Evidentoni grupe fjalësh të figurshme, të cilat përcjellin këtë ndjesi. 12. Dëgjoni të recituar strofën e dytë dhe të tretë. Qendra e imazhit për to janë përkatësisht dallëndyshja dhe bilbili. Pse janë zgjedhur këto elemente për të dhënë imazhin e pranverës? Cilat dukuri jetësore të tyre lidhen me pranverën? Si realizohet gjuhësisht kjo lidhje? Çfarë efekti krijon ky imazh, pozitiv apo negativ, normal apo të ekzaltuar?13. Strofa e katërt krijon aliteracion nëpërmjet bashkëtingëlloreve z, s, sh. Çfarë përfytyrimi ngacmon aliteracioni? Si ndikon ky përfytyrim te ndjesitë tuaja kulmore si lexues?14. Bëni krahasim mes strofës së parë dhe të katërt. Dalloni metaforat në brendësi të të cilave është folja rrëshqiti. Krahasoni kuptimet që merr folja në secilin rast. A kanë takime këto fusha kuptimore? A zgjerohet imazhi poetik? Po me ndjesinë çfarë ndodh?15. A ka momente kur doni të shkëputeni krejtësisht nga përditshmëria dhe të krijoni realitetin tuaj, qoftë edhe virtual? Provojeni dhe rrëfeni përvojat tuaja emocionale. Cilat janë ndjesitë që provuat? Nga teksti te përdorimi16. Dalloni grupet që formon parafjala në. Tregoni funksionet e tyre dhe përcaktoni procesin që përcaktojnë ato. Pse emri me të cilin shoqërohet zakonisht është përdorur në njëjës?17. Dalloni grupet që formohen me parafjalët ndër dhe nëpër. Çfarë përcaktojnë ato dhe a kanë lidhje me ndjesinë ekzaltuese shpirtërore të poetit?18. Foljet e vargjeve të para të strofave a kanë lidhje semantike mes tyre në kontekstin e përgjithshëm të poezisë? Cili është imazhi dhe ndjesia që krijojnë ato? 19. Në strofën e tretë dhe të katërt janë përdorur tri imazhe që krijojnë një shkallëzim zbritës nga pikëpamja e hapësirës ku gjenden (dallëndysha, bylbyli, vesa). A ka lidhje ky përdorim me zbutje të ndjesisë që sjell ky proces (dallëndyshja që lufton gati në lumturi, bylbyli që shfren duke kënduar dhe vesa që shkëlqen kur rrëshqasin rrezet e diellit mbi të). Jepni ndjesinë dhe imazhin që keni krijuar.20. Në strofën e katërt jeta është parë tërheqëse “si andrra dhe si vijzatimi”. Përdorimi i fjalëve andërr dhe vizatim është në të njëjtin nivel. Çfarë i lidh ato ?(Mendoni si e krijojmë një imazh të caktuar secili prej nesh.).Nga teksti te reflektimi21. Më lart është diskutuar për fjalën ekstazë. Çfarë lidhjeje mund të ketë pranvera me ekstazën si gjendje psikike e fizike. Diskutoni duke ilustruar me pjesë nga poezia dhe nga informacione që keni mbledhur në lidhje me ndryshimet fiziologjike të njeriut në pranverë.22. Në këto dy vargje gjendet rima e jashtme që realizohet nga folja shfre dhe fjala fre që është pjesë e grupit pa fre: “në një tempo të marrë përkdheljet po shfre/e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre”. Përshkruani imazhin që krijoni ju në lidhje me këto lloj lëvizjesh. A mendoni se kemi të bëjmë edhe me një çlirim emocional, që kërkohet nga trupi e mendja dhe pse? 188 Letërsi
                                
   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194