Page 191 - Demo
P. 191
23. Në këto dy vargje flitet për një jetë të bukur e të re që po vjen: “e një jetë e bukur, e një jetë e re/me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.”. Për cilën jetë e ka fjalën? A mendoni ju se pranvera si stinë gjallëron shqisat dhe ndjesitë, duke na ftuar të vlerësojmë atë që kemi dhe që na rrethon, në mënyrë që të shijojmë jetën? Diskutoni për ndjesitë fizike e shpirtërore në pranverë të secilit prej jush.24. Fjala ekstazë, ndër të tjera, përshkruan një gjendje shpirtërore të jashtëzakonshme të një njeriu që ka humbur vetëdijen, është shkëputur nga bota që e rrethon. Një gjë tillë kërkohet dhe stimulohet vetëm në pranverë, apo një shkëputje e tillë nga realiteti është nevojë e vazhdueshme e njeriut për të shkarkuar emocionet e mira dhe të këqija. Kërkoni informacione që t’ju ndihmojnë të argumentoni mendimin tuaj dhe diskutoni në klasë në lidhje me këtë fakt.25. Poeti me të drejtë ka zgjedhur pranverën si stinën që me gjallërinë, ngrohtësinë, bukurinë e saj të çon drejt një përjetimi shkëputjeje nga realiteti drejt një qetësimi shpirtëror e fizik. A mendoni se mund të ketë imazhe të tjera që mund të realizojnë këtë gjë? Ndoshta një stinë tjetër, muzika, librat, sportet etj.? Përgatituni në shtëpi në lidhje me këtë diskutim dhe lexojeni në klasë.Nga teksti te të shkruarit26. Plotësoni strofën e mëposhtme:…dhe vjeshta erdhi….ngjyrat e arta spërkasin shpirtin__________________________________________________________27. Shkruani nga një strofë të ngjashme edhe për dimrin e verën.28. Mbyllini sytë dhe, me mendje, shkoni diku, aty ku dëshironi të jeni, me dikë që dëshironi të rrini, dhe përshkruani jo ngjarjen, por ndjesinë rreth saj.Letërsi 189

