Page 192 - Demo
P. 192


                                    “Novelat e qytetit të Veriut” u botuan pas vdekjes së Migjenit. Ato përbëjnë fillesat e tregimit modern shqiptar. Vetë shkrimtari i quan alternativë, dilemë, novelëz, fragmente të rrugës, pra nuk i emërton në mënyrë të njëjtë. Nga ana tjetër, ato shfaqen me një strukturë poetike të dallueshme, ndaj dhe, sipas ndonjë studiuesi, ato mund të quhen skica të shkurtra poetike, të cilat nuk u zgjeruan në tregime të plota. Në lidhje me veprën, duhet thënë se ajo i tejkalon tabutë tematike e stilistike të kohës. Në to gjen tema, të cilat japin mjerimin moral, material e shpirtëror të një ambienti, duke e përcaktuar atë me elemente reale e të dallueshme. Në këtë kontekst, bie në sy trajtimi i figurës së gruas. Ajo del mjaft komplekse. Në një pjesë të mirë rastesh, ajo shfaqet në sfondin e mjerimit tragjik, që e kushtëzon atë të zhytet në prostitucion. Te skica “A do qymyr, zotni?” shfaqet malësorja, që nuk ka arritur të shesë qymyrin e që, për të mbajtur shpirtin gjallë, është e detyruar të diskutojë në mënyrë alegorike me zotninë për shitjen e trupit të saj: Malsorja rri pezull. Mendohet, shikon diellin. – Ia pash hajrin! – thotë, dhe i shkon mbrapa blersit. E ai njeri q’aty, ai që tash ро ec përpara saj, peshon shumë randë në kujtesën e malsores, e cila kuqet e kuqet e skuqet nga turpi.Te “Historia e njenës nga ato”, Migjeni e përgjithëson fenomenin e prostitucionit. Kjo duket qysh në titull, në të cilin përdorimi i përemrit të pacaktuar krijon idenë që autori nuk i drejtohet një personi të caktuar, por një fenomeni. Më tej, edhe tregimi fillon me pyetje që mbajnë ironinë brenda: Kush nuk e kujton? Kush nuk e kujton, or shok, atë? Kë? Cilën? Cilën? – Atë! Njenën nga ato! – Po cila asht njena nga ato? Ato janë shumë! Cili i ri (ose plak) nuk njef së paku dhetë nga ato?! Pse ato janë shumë. Pse shumë ka meshkuj, shumë ka pare, prandaj duhet në numër relativ të kenë dhe trupna që shiten... Pra, kush asht njajo njena nga ato?Në vijim, duke e konceptuar gruan si qenie të pajisur me instinktin riprodhues, Migjeni pohon faktin se këtë ajo e zëvendësoi me përfitimin material që i sjell fiziku i saj. E gjithë kjo situatë u kushtëzua nga shoqëria, e cila ose me anë të mjerimit, ose prej zvetënimit moral, e detyroi atë të arrinte në këtë gjendje: Dhe fantasia e të rijve krijon aureolë shejtënsh rreth trupit të një grueje që shitet, e cila, instinktin prodhues e ka lidhë me interesa materiale, pse shoqnia, drejt ose zhdrejt, e detyroi. Te “Bukën tonë të përditshme falna sot” - skica me një titull sarkastik, që u referohet lutjeve biblike dhe që në fakt është një sarkazëm i hapur ndaj fesë, përsëri pjesë e revoltës ekspresioniste, prostitucioni tashmë shfaqet në familje, ku “nana” detyrohet të shesë trupin për të shëruar djalin e sëmurë. Tragjikja e saj është shumëdimensionale. Ajo humbet veten, humbet të shoqin, humbet edhe fëmijën.Proza e Migjenit190 Letërsi
                                
   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196