Page 193 - Demo
P. 193
S T U D I M T E K S T I Te tregimi “Studenti në shtëpi”, koncepti i imoralitetit arrin fazën më sarkastike, pasi në këtë rast tradhtia ndodh jo për arsye ekonomike, por për arsye të mentalitetit që përcaktonte se vajzat duhet të martoheshin me atë që i jepte familja, qoftë edhe për interesa ekonomike të kësaj të fundit. Agia tradhton burrin e saj plak me shërbëtorin. Të gjithë e dinë e të gjithë heshtin, madje edhe Nushi, tregimtari, i vëllai, student i qytetëruar, i shkolluar jashtë. Figura të tjera, që dalin në sfondin bardhezi të penelit të Migjenit, janë dhe i papuni, lypësi dhe malësori i varfër. Të tria të tipizuara në mënyrë të përsosur nëpërmjet përsëritjeve poetike, të realizuara me larghedhje të ndryshme, që krijojnë sarkazmin gërryes të gjendjes, në të cilën ndodhen këto personazhe reale.Tri prozat e fillimit të “Novelave të qytetit të Veriut” ndërthurin në vetvete tipare letrare e filozofike. Dilema ekzistenciale e përzgjedhjes së karakterit, “fytyrës”, moralit është në thelb të skicës “Sokrat i vuejtun - apo derr i knaqun”. Qysh në titull mund të dallohen si elementi tematik, ashtu edhe baza kompozicionale që haset më tej në vepër. Në të shfaqet njeriu para alternativës për të qenë Sokrat “i vuejtun” e i shpërfyryruar nga hallet, apo derr “i knaqun” e “i majun”, pa tru, veç me bark e me at frotë të kombinueme mas rregullave strikt estetike. E njeriu vendos të përzgjedhë fytyrën e Sokratit me trupin e derrit, duke ngelur de facto derr. Në fund, Migjeni shpërthen ndaj qenies: Qashtu njeriu ia luejti lojën …kujt?...Vetes!/vetes! – bërtet morali prej mërgimit.Në dy pjesët e tjera “Ose…- ose…”, Migjeni e rrit sarkazmin ekzistencial, duke pasqyruar psikoza kolektive, që përfaqësohen nga imazhi i njeriut në luftë me vetveten. Te “Tragjedi apo komedi?”, shfaqet qenia në një rreth vicioz, ku përplasen e mira dhe e keqja, tragjikja dhe komikja (kjo si grotesk), duke përbërë kështu prrallën e ndjenjave njerëzore, në kuptimin e sarkazmit tragjik të jetës njerëzore, dilemës së saj të brendshme të shkaktuar nga vetë njeriu.Verifikoni njohuritë1. Cilat janë tematikat që gjenden në prozën e Migjenit? Ilustroni me shembuj nga vepra.2. Çfarë tiparesh ka proza e tij në krahasim me ato pararendëse e të kohës? 3. Përshkruani tiparet me të cilat del figura e femrës në prozën e tij.4 Me çfarë tonesh dhe ngjyrash dalin imazhet e lypësit, të papunit etj. në prozat e Migjenit?5. Si shfaqet fati ekzistencial i qenies në prozat e Migjenit?Ushtroni mendimin kritik6. Migjeni është quajtur poeti që shkeli zonat e pashkelura në letërsinë shqipe. Lexoni “Lili dhe Lilushja”, “Studenti në shtëpi”, “Qershia”, “Pak poezi”. Në bashkëpunim me mësuesin, evidentoni: Cilat janë zonat e pashkelura në letërsinë shqipe të fillimit të shekullit XX në tematikë dhe në stil, duke u nisur edhe nga sqarimet më lartLetërsi 191

