Page 194 - Demo
P. 194
7. Lexoni skicën “Historia e njenës nga ato”. Dalloni tiparet e Lukes në rini dhe në momentin që përshkruhet në skicë. Përcaktoni tonin që del nga teksti. A është ai përçmues, përgojues, denigrues, apo trishtues, i dhimbshëm e ironik kur u referohet atyre që e kanë shfrytëzuar atë? A bën kontrast ky ton me titullin? Diskutoni në klasë.8. Lexoni skicën “Bukën tonë të përditshme falna sot”. Dalloni në tiparet e nanës së Lulit dhe Kolës. Shpjegoni fragmentin e fundit: “Por ai vazhdoi të shikojë përtokë vrimën ndër dërrasa. Ishte një vrimë shumë interesante”. Çfarë tregon ajo për fatin e familjes së tij?9. Lexoni skicën” Studenti në shtëpi”. Përqendrohuni në paragrafin e fundit dhe dalloni dialogun e brendshëm të Nushit. Çfarë morali i imponon shoqëria dhe si mendon ai. Çfarë kuptimi ka fjalia e fundit : “ Prandaj, shoqni, po deshe të mos lozin në kurriz tand, ndrro format. Hiqi bragashat!”.10. Lexoni skicën “Sokrat i vuejtun-apo derr i knaqun?”. Dalloni tiparet e Sokratit dhe të derrit. Gjeni pjesën dhe shpjegoni përzgjedhjen e njeriut. Sqaroni pjesën e fundit të skicës: \njeriu ia luejti lojën...kujt?...Vetes! /Vetes!-bërtet morali prej mërgimit.” (Kini parasysh se cilës figurë të filozofisë i referohet Sokrati i skicës.).Sfida e të shkruarit11. Fragmenti i mëposhtëm përbën moralin kryesor të tekstit. Fakti që morali është në mërgim ju përcjell shpresë apo pesimizëm. Shkruani mendimin tuaj.\Ulërima, Edvard Munch192 Letërsi

