Page 195 - Demo
P. 195


                                    ILUSTRIM LETRARMigjeniNjë tridhjetvjeçar. I papunë. Qëndron përpara reklamave të kinemas – e ditë pune asht. Phe! – i pshtyhet nga buzët dhe e sjell kryet prej reklamave. Iu ba se e thrret dikush... Por jo. Askush s’e thrret. Askush nuk ka nevojë për puntor. E ky, rahat-rahat, vazhdon punën e përditshme: shikon reklamat e kinemas. – Phe! Kta çojnë jetë, – thotë, dhe afrohet për studim ma preciz. Asht filmi i përditshëm: një vajzë e bukur, e pranë saj një djal i pashëm. Një zili në sy të puntorit. Një mnijë ndjen për protagonistin. E shikon me sy të keq. Pshtyn. Shikon mathen e vet. Nuk din as ai vetë se ç›asht. Inkarnacion i këpucve: shkarpa. Ulet e njesh shkarpën me spagë dhe, tue lëshue një eeeh, merr qëndrimin e drejtë. Ec nëpër trotuare, u muar vesht. Edhe fare zbath mund të eci nëpër trotuare, pse jo! Lëviz ngadalë, i qetë. Si njeri pa punë. Edhe të tjerët ecin, por jo të qetë – të shqetsuem. Sa mirë asht të jesh i qetë, të ecish ngadalë, si zotni. Por, çka po tham? – A asht mirë të ecish ngadalë e i qetë?... Jo edhe po! Po edhe jo! Si të merret... Për një zotni asht mirë të eci ngadalë se tretet ushqimi, për një puntor nuk asht mirë të eci ngadalë, pse? – E dini. Por puntori ynë po ec gjithnjë ngadalë, me komoditet të plotë, i qetë. Nuk po ia le asgja mangut zotnis. Ç’t’i bajsh? Kështu e ka kjo kohë... edhe botë. Dhe po s’deshe të jesh zotni, bahesh zotni. Puntori ynë nuk don të jetë zotni, as t’imitojë zotnit, por koha... Hekë, s’ka qejf! Nuk i pëlqen ky soj zotnillëku. Jo se mërzitet, por... edhe kte e dini. Tan-tan-tan-tan! Katër orë mbasdreke! Sa mizorisht therin midën e puntorit! Katër orë tingllojnë nga kumonarja e shejtë dhe ushtojnë në mide të mallkueme të puntorit. Katër! Katër! Katër!Gjithkund katër! E pse katër? Pse? Pse katër? Grindje. Kapërthimi. Diçka si revolucion. Revolucion në miniaturë. Gjëmon... topi... Jo! – midja nga uria.Kërkon punë. Si kolegët e tij në Berlin e në London. Askund një karroc e ngarkueme që ta zhkarkojë ai. Askund udhtar me valixhe në dorë, që t’u ndihmojë. Askund! Askund! S’e do kush djersën e tij.Kurrsesi me fitue nja dy-tre lekë. Ndalet puntori përpara dyqaneve dhe nëpër xhama shikon. Shikon dhe shijon romantizmin e kohës. Përpara xhamit të një kartolerie: prap artistat! Shtrëngoi dhambët. Nga inati, u ngritën grushtat përpjetë me një qëllim..., por ligji! Polici! Ia përshkuen trutë. Me përbuzje i len artistat. Pështyn. Vazhdon. Prap pështyn. Shikon djathtas e majtas. Dhe pështyn. I undshëm e zhelemel ec ngadalë e përbri dyqaneve plot me “molla të ndalueme” (Prrallë biblike). Një dashje instinktive don të shpallet! Puntori ynë sundon veten! Ligji! Polici! Për sigurim, duert i ve mbrapa. E duert e tij janë të forta, të fuqishme. Edhe dreqin e kishin kapë për fytit dhe e kishin mbytë. Por edhe dreqin e mbron ligji. Tan-tan-tan-tan! Deri kur kështu ma?Fragmentet e jetësMoll’ e ndaluemeLetërsi 193
                                
   189   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199