Page 196 - Demo
P. 196


                                    S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Cili është personazhi kryesor i tregimit dhe në ç’kontekst zhvillohet situata? Gjeni në tekst të dhënat për to.2. Gjeni të dhëna mbi gjendjen fizike dhe shpirtërore të personazhit dhe shpjegoni lidhjen mes tyre. Çfarë imazhi dhe ndjesie ju krijon?3. Përcaktoni personazhet e tjera dhe skenat në të cilat realizohet kontrasti fizik e shpirtëror i personazhit kryesor. A del shpesh ky kontrast?4. Lexoni tekstin me zë dhe dalloni hapësirat që krijojnë një ritëm të caktuar në tekst. Si është toni që krijohet? A ka lidhje ai me kuptimin e fjalëve të caktuara.5. Metafora e titullit të kësaj pjese, kujt i referohet në tekst? Gjeni të gjitha fjalët që lidhen me të dhe vini re ironinë.Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Pjesa përcaktohet si “Fragmentet e jetës”. Fjala që mban peshën e kuptimit metaforik, fragmentet, jepet në shumës dhe në trajtën e shquar. Mendoni se një përdorim i tillë ju krijon ndjesinë e një panorame të shpeshtë, apo ka lidhje edhe me pjesët e tjera të Migjenit? Argumentoni përgjigjen tuaj me shprehësinë e shumësit dhe trajtës së shquar në gjuhën shqipe. 7. Grupi emëror “Moll’ e ndalueme” është marrë nga konteksti biblik. Në kontekstin ku e vendos Migjeni, ky grup fiton një kuptim të ri. Identifikoni kuptimin e figurshëm që ka fituar. Si është ndërtuar ky kuptim i ri në situatën ku e vendos Migjeni? A ka lidhje me kuptimin fillestar? Kujt i drejtohet tanimë?8. Intonacioni në tekst përcjell ironi të thjeshtë dhe sarkazëm therës. Evidentojini në tekst dhe shpjegoni natyrën rritëse të ironisë deri në sarkazëm. Shfrytëzoni kontekstin dhe kuptimet e reja të fjalëve. 9. Në tekst keni ndërhyrje të regjistrave të ndryshëm, nga ligjërim i zakonshëm në atë formal (Kta çojnë jetë, – thotë, e afrohet për studim ma preciz.). Dallojini ata dhe ndajini sipas përdorimit. A mendoni se ky gërshetim shkallëzon ironinë në sarkazëm?10. Te paragrafi i tretë janë ndërtuar përsëritje të shumta. Dalloni si realizohen ato dhe sqaroni, nëse krijojnë efekt ritmik poetik. Cila është ndjesia që përcillet nëpërmjet tyre?Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Dalloni në paragrafin e dytë përsëritjet e fjalës “zotni”. Sqaroni kuptimin e saktë për secilin rast dhe vini re nëse përsëritja është thjesht lojë fjalësh apo ka dhe efekt ironik. A krijohet aliteracion nga kjo përsëritje? Nëse po, përshkruani ndjesinë që përcjell ai.12. Dalloni kuptimin e foljes “shijon” në paragrafin e parafundit. A kemi përsëritje që krijon aliteracion me folje të tjera pararendëse? 13. Gjejini dhe shpjegoni si bëhet rimarrja, me fjalë të plota apo tinguj në gjithë tekstin. Dalloni fjalët apo grupet e fjalëve që ju mbeten në mendje.194 Letërsi
                                
   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200