Page 197 - Demo
P. 197
14. Në paragrafin e dytë të skicës folja “ec” është përdorur, duke iu referuar, Zotnisë dhe punëtorit. Duke u mbështetur në tekst dalloni mënyrën se si duhet të eci Zotnia dhe si punëtori. A ka sarkazëm në këtë fragment dhe si realizohet ajo? (Vini re dy raste kur fjalia nuk përfundohet. Përfundojeni ju.)15. Në fund të skicës jepet kjo pjesë: “E duert e tij janë të forta, të fuqishme. Edhe dreqin e kishin kapë për fytit dhe e kishin mbytë. Por edhe dreqin e mbron ligji.”. Shpjegoni paradoksin që dallohet në të. Si paraqitet gjendja e punëtorit?Nga teksti te përdorimi16. Krijoni një fushë leksikore me foljet që kumtojnë lëvizje. A ka lidhje itinerari i tyre me rutinën e përditshme të heroit të tekstit? 17. Retiçenca apo trepikëshi ka funksione të caktuara përdorimi: herë krijon gjendje pritjeje dhe ankthi e herë tërheq lexuesin të reflektojë drejt fjalës së pathënë të narratorit. Ndaluni në paragrafin e dytë dhe trajtojini ato rast pas rasti. Si kombinohen arsyet e përdorimit të retiçencës? A të dërgojnë ty si lexues drejt gjendjes shpirtërore të heroit? 18. Në grupet “Diçka si revolucion”, “Revolucion në miniaturë”, paradoksi që krijohet në kontekst e zhvleftëson ngarkesën kuptimore që mbart fjala revolucion. Por në përdorimin e saj, Migjeni luan me mekanizmin e çmitizimit. Argumentoni këtë zhvleftësim, duke dalluar zhvendosjen “e fushës së betejës” nga jashtë brenda, si dhe identifikoni synimin sarkastik të autorit. Vini re luftën e brendshme të personazhit dhe argumentoni pse e rrit sarkazmin kjo.19. Në fragmentin: “Lëviz ngadalë, i qetë. Si njeri pa punë. Edhe të tjerët ecin, por jo të qetë - të shqetsuem” vërejmë një antonimi, e cila këtu e pasuron kuptimin e saj: i papuni i qetë - të punësuarit të shqetësuar. Analizoni paradoksin që shfaqet në këtë kontekst. Kuptimi i ri që fiton thënia është ironi apo sarkazëm?20. Ritmi i orës “Tan-tan-tan-tan!” krijon shprehësi tingullore. Ai godet katër herë, duke risjellë numrin katër edhe në fund të pjesës. A kemi progresion rritës të mërzisë apo irritimit? Çfarë imazhi dhe ndjesie krijoni?Nga teksti te reflektimi21. Në fragmentin në vijim përcaktoni gjendjen e tridhjetëvjecarit. (referojuni foljes thrret dhe përemrit të pacaktuar askush). Çfarë dëshmon ky fragment në lidhje me fenomenin e papunësisë. Diskutoni në klasë dhe sillni shembuj aktualë.“Një tridhjetvjeçar. I papunë. Qëndron përpara reklamave të kinemas - e ditë pune asht. Phe! - i pshtyhet nga buzët dhe e sjell kryet prej reklamave. Iu ba se e thrret dikush... Por jo. Askush s'e thrret. Askush nuk ka nevojë për puntor.”.22. “Ndalet punëtori para dyqaneve dhe nëpër xhama shikon. Shikon dhe shijon romantizmin e kohës...”Dalloni në këtë fragment ironinë therëse dhe diskutoni në lidhje me ndjesinë që krijoni ju. 23. Papunësia është motër e varfërisë, mirëpo në asnjë moment të skicës përjetimet e të papunit nuk reflektojnë si shpëtim nga situata punë të pandershme. Natyrshëm shtrohet pyetja: A ka karakter dhe dinjitet i papuni ynë? Po shoqëria që e rrethon dhe e ka lënë në këtë gjendje?Letërsi 195

