Page 199 - Demo
P. 199
1GjuhëSiç dihet, komunikimi realizohet nëpërmjet teksteve të llojeve të ndryshme. Çdo tekst i shkruar apo i folur përbën në vetvete një akt të foluri, i cili mund të shprehë një informacion të caktuar në trajtë parashtrimi, kërkese, urdhri, premtimi, ankimi, kritike etj., nëpërmjet fjalive të llojeve të ndryshme (pohore, pyetëse, mohore etj). Në pjesën më të madhe, dhënësi, krijuesi i këtyre akteve të të folurit ka një synim të caktuar kur i artikulon ato, madje edhe në rastin kur nuk shprehen me pyetje në formë kërkese. Mendoni pak dikë që vjen në shtëpi dhe te dera thotë: “Erdha unë!”. Ky kontekst parashikon një rutinë të zakonshme për të, që do të thotë se ai ka për qëllim të njoftojë ardhjen e tij, të marrë vesh se kush është në shtëp, të dijë se çfarë do të hajë (ndër të tjera).Gjithsesi, parashtrimi i synimeve të caktuara ka shprehje më të sofistikuara se një kontekst i tillë ilustrues që përmendëm. Ai madje studion, rendit dhe përshkallëzon teza, argumente, duke përpunuar fjalorin shkallë-shkallë dhe duke na i paraqitur argumentet me një gjuhë analitike sa më bindëse, kundrejt atij të cilit i drejtohet ky akt të foluri.Analizë përmes shembujveLe të shohim pak tekstin e mëposhtëm, të shkëputur nga filozofi i shekullit XX, Bertrand Rasëll (Bertrand Russell).(1) Jeta intelektuale e shekullit të nëntëmbëdhjetë ishte më komplekse sesa në çdo epokë tjetër të mëparshme. (2) Kjo erdhi si rrjedhojë e disa shkaqeve. (3) Së pari, zona për të cilën bëhet fjalë ishte shumë më e gjerë se më parë; Amerika dhe Rusia dhanë kontributet më të mëdha, ndërsa Evropa filloi të njihej shumë më tepër se më parë me filozofitë indiane, si të lashta edhe të reja. (4) Së dyti, shkenca, e cila kishte qenë burim kryesor i risive që nga shekulli i shtatëmbëdhjetë, bëri hapa të tjerë përpara, sidomos në gjeologji, biologji dhe kimi organike. (5) Së treti, prodhimi me makineri e ndryshoi thellësisht strukturën shoqërore dhe u dha njerëzve një konceptim të ri të aftësive të tyre në lidhje me mjedisin fizik. (6) Së katërti, një revoltë e thellë, si filozofike, ashtu edhe politike, kundër sistemeve tradicionale në të menduar, politikë dhe ekonomi, u hapi rrugë sulmeve kundër shumë bindjeve dhe institucioneve, që deri më atëherë kishin qenë të paprekshme. (“Si të shkruajmë”, Thomas S. Kane)Pasi e lexon gjithë tekstin, secili prej nesh vëren se synimi i tij është që të japë një informacion mbi kompleksitetin e jetës intelektuale të shekullit të nëntëmbëdhjetë, siç parashikohet edhe në fjalinë e parë të tij (fjalinë tematike), që përmban edhe çështjen kryesore, e cila do të shtjellohet në vijim. Fjalia e dytë realizon edhe kompozicionin vijues të logjikës së fjalive që do të vijnë më pas, sepse ajo paralajmëron dhe parashikon dhënien e disa shkaqeve që lidhen me këtë kompleksitet: “Kjo erdhi si rrjedhojë e disa shkaqeve.”. Dhe me të vërtetë, në fjalitë 3, 4, 5, 6 parashtrohen shkaqet në nivele të ndryshme të jetës intelektuale. PASURIMI I FJALORIT KRITIK DHE GJUHËS ANALITIKEGjuhë 197

