Page 20 - Demo
P. 20


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Plotësoni tabelën e mëposhtme sipas modelit të dhënë.Stili i veprimtarisëshkencore e teknikeshtetërore e administrativeshoqërore e politikeletrare artistikefunksioni informues, shkencor, edukativautori një ose më shumëmarrësi kryesisht, bota e arsimit dhe e shkencës gjuha e përdorur e qartë, e thukët, abstraguese, jo emotivepërdorimi i gjuhës standardei detyrueshëm2. Qarkoni pohimin e saktë.Disa ndër tiparet e gjuhës së stilit të veprimtarisë shoqërore e politike janë:a) Me anë të ligjërimit politiko-shoqëror synohet të ndikohet mbi mendimet, qëndrimet dhe vlerësimet e lexuesve ose të dëgjuesve.b) Mesazhi që përcillet synon informimin dhe nëpërmjet tij, formimin e prirjeve, shijeve, bindjeve, botëkuptimit të të tretëve. c) Informacioni është gjithnjë objektiv dhe në përputhje me realitetin. d) Qëndrimi i autorit është gjithnjë objektiv dhe jo emocional. 3. Qarkoni pohimin e gabuar.Disa ndër tiparet e gjuhës së stilit të veprimtarisë letrare artistike janë:a) Gjuha në letërsinë artistike ka funksion estetik. b) Ligjërimi nëpërmjet këtij stili synon pikë së pari t’i japë informacion të saktë lexuesit.c) Ligjërimi nëpërmjet këtij stili nuk lë hapësirë për interpretime të dyfishta.d) Ndryshe nga stilet e tjera, këtu fiton rol parësor ana krijuese e autorit, organizimi individual i tekstit. 4. Dalloni tiparet e leksikut dhe të ndërtimit në stilin politiko-shoqëror dhe gjeni shembuj të teksteve ku përdoret.5. Dalloni tiparet e leksikut dhe të ndërtimit të stilit të letërsisë artistike dhe ilustrojeni me shembuj. Ushtrohuni përmes tekstit6. Lexoni me zë tekstin e mëposhtëm. a) Përcaktoni me shkrim llojin e tekstit të mëposhtëm duke dhënë tiparet e tij. b) Shkruani funksionin, sferën në të cilën bën pjesë. c) Dalloni dhe argumentoni me shkrim elemente karakteristike të fushës leksikore, ku bën pjesë. Dalloni elementet e ndërtimit dhe mënyrën e renditjes së fjalive, llojin e tyre etj.18 Gjuhë
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24