Page 200 - Demo
P. 200
Së pari, jepet shkaku-argumenti i shtrirjes hapësinore, që ndikoi në njohjen me filozofi të cilat ishin më pak të njohura më parë: “Së pari, zona për të cilën bëhet fjalë ishte shumë më e gjerë se më parë; Amerika dhe Rusia dhanë kontributet më të mëdha, ndërsa Evropa filloi të njihej shumë më tepër se më parë me filozofitë indiane, si të lashta edhe të reja.”. Së dyti, jepet shkaku-argumenti, që ka të bëjë me zhvillimin e shkencës në disa fusha specifike: “Së dyti, shkenca, e cila kishte qenë burim kryesor i risive që nga shekulli i shtatëmbëdhjetë, bëri hapa të tjerë përpara, sidomos në gjeologji, biologji dhe kimi organike.”.Së treti, jepet shkaku-argumenti i zhvillimit të teknologjisë: “Së treti, prodhimi me makineri e ndryshoi thellësisht strukturën shoqërore dhe u dha njerëzve një konceptim të ri të aftësive të tyre në lidhje me mjedisin fizik.”. Së katërti, jepet shkaku-argumenti i një revolte të thellë, si filozofike, ashtu edhe politike, kundër sistemeve tradicionale në të menduar, politikë dhe ekonomi: “Së katërti, një revoltë e thellë, si filozofike, ashtu edhe politike, kundër sistemeve tradicionale në të menduar, politikë dhe ekonomi, u hapi rrugë sulmeve kundër shumë bindjeve dhe institucioneve, që deri më atëherë kishin qenë të paprekshme.”.- Kjo lloj endjeje e shkakut, argumentit dhe mendimit, për të realizuar qëllimin e autorit, krijon edhe koherencën parashtruese-shpjeguese të të gjithë tekstit, i cili i jep në mënyrë analitike (duke i marrë hollësisht një e nga një, faktet, argumentet), si dhe parashtron tezat e autorit. Në këtë mënyrë, krijohet një panoramë e qartë e çështjes kryesore të parashtruar në fjalinë tematike, si pjesa kryesore e paragrafit, siç keni parë në mësimet pararendëse.- Nga pikëpamja e ndërtimit, e kohezionit, është e dallueshme se kemi të bëjmë me një tekst të ndërtuar qartë dhe me fjalor të përzgjedhur, sipas fushës kuptimore, që i referohet shkaku-argumenti. P.sh., nëse marrim fjalinë 4, është pikërisht fusha kuptimore e shkencës, që realizohet më tej me disa nivele të saj si: gjeologji, biologji, kimi (Së dyti, shkenca, e cila kishte qenë një burim kryesor i risive që nga shekulli i shtatëmbëdhjetë, bëri hapa të tjerë përpara, sidomos në gjeologji, biologji dhe kimi organike.). - Në fjalinë 5, fusha kuptimore e teknologjisë lidhet me fjalë të tilla, si: makineri, prodhim, mjedis fizik (Së treti, prodhimi me makineri e ndryshoi thellësisht strukturën shoqërore dhe u dha njerëzve një konceptim të ri të aftësive të tyre në lidhje me mjedisin fizik.).- Në fjalinë 6, fusha kuptimore e revoltës përmbledh fjalë të tilla, si: revoltë, kundër, sulme, të paprekshme (Së katërti, një revoltë e thellë, si filozofike, ashtu edhe politike, kundër sistemeve tradicionale në të menduar, politikë dhe ekonomi, u hapi rrugë sulmeve kundër shumë bindjeve dhe institucioneve, që deri më atëherë kishin qenë të paprekshme.). Pavarësisht se këtu kemi shkëputur vetëm një pjesë të të gjithë tekstit, një paragraf, fare lehtë mund të dallohet denduria, qartësia, por edhe përshkallëzimi i gjuhës, i fjalorit, në lidhje me shtjellimin e tematikës dhe argumenteve që parashtrohen. P.sh., fjalia 6, që përfaqëson edhe shkakun e katërt, përmbledh në vetvete koncepte më gjithëpërfshirëse, si fjala sistem, për shembull. Argumentimi tashmë ka kaluar nga identifikimi konkret i shkaqeve, në një gërshetim të këtyre të fundit me perceptimin 198 Gjuhë

