Page 201 - Demo
P. 201
dhe ndjeshmërinë e aktorëve të këtij konteksti, që nuk emërtohen direkt (njerëzve, intelektualëve që shfaqin këtë revoltë - Së katërti, një revoltë e thellë, si filozofike, ashtu edhe politike, kundër sistemeve tradicionale në të menduar, politikë dhe ekonomi, u hapi rrugë sulmeve kundër shumë bindjeve dhe institucioneve, që deri më atëherë kishin qenë të paprekshme.).Gjithashtu, vihet se teksti është në standard dhe përgjithësisht përfaqëson një tekst që i referohet regjistrit formal, duke qenë në koherencë të plotë me tematikën dhe endjen kohezive që kërkojnë tekste të tilla. Le të shohim edhe një rast tjetër, ku argumenti dhe ndërtimi i koherencës dhe kohezionit të tij nuk ka parashtrimin shpjegues që pamë më lart. (1) “Fusha ime, thotë Gëtja, është koha”. (2) Ja, kjo është fjala absurde. (3) Po çfarë është, në fakt, njeriu absurd? (4) Ai që, pa e mohuar, nuk bën asgjë për përjetësinë. (5) Jo se nostalgjia është e huaj për të. (6) Por parapëlqen guximin dhe arsyetimin e vet. (7) Guximi e mëson të jetojë pa ndihmë e të mjaftohet me ato që ka, arsyetimi e ndihmon të njohë kufijtë e tij. (8) I siguruar për lirinë e tij të kufizuar, për revoltën pa të ardhme dhe për ndërgjegjen e tij të asgjësueshme, ai vazhdon aventurën e tij në rrjedhën e jetës. (9) Aty është fusha e tij, aty është veprimi i tij që e përjashton nga çdo gjykim, përveç të vetit. “Krijimtaria absurde”, Alber Kamy, përktheu P. Sinani Çdo lexues i këtij teksti, besojmë, e ka të nevojshme ta lexojë disa herë atë, pasi koherenca dhe kohezioni në të nuk paraqiten aq lehtësisht të identifikueshme, sa në tekstin e dhënë më lart. Ato janë shumë specifike dhe kërkojnë një analizë të secilës fjali, në mënyrë që të shikohet se çfarë lidhjeje kanë ato me njëra-tjetrën. Kështu, fjalia e parë (“Fusha ime, thotë Gëtja, është koha”.) lidhet me fjalinë e dytë (Ja, kjo është fjala absurde.) nëpërmjet faktit se sqarohet që “koha”, e cila i përket fjalisë së parë dhe shihet nga Gëtja si tipar i interesit njerëzor, në fjalinë e dytë, konceptohet si fjalë absurde. Në pamje të parë, fjalia 3 (Po çfarë është, në fakt, njeriu absurd?) duket sikur nuk ka lidhje me të dytën (Ja, kjo është fjala absurde.), por në fakt është fjalia parë, që krijon mundësinë deshifruese të koherencës mes tyre. Kështu, meqë koha është pjesë e interesit të njeriut (fjalia e parë) dhe koha është fjala absurde (fjalia e dytë), pyetja e fjalisë së tretë (Po çfarë është, në fakt, njeriu absurd?) kërkon pikërisht dhënien e tipareve të njeriut absurd. E në këtë kontekst edhe dy fjalitë e para përfshihen logjikisht në koherencë me të tretën. Fjalia 4 (Ai që, pa e mohuar, nuk bën asgjë për përjetësinë.) ka një lidhje dyfishe koherence me fjalinë e tretë dhe me të parën. Me fjalinë e tretë, lexuesi dallon se përjetësia është tipar i interesave të njeriut absurd. Gjithashtu, kjo fjalë krijon koherencë edhe me konceptin e kohës, që u paraqit në fjalinë e parë, pasi ajo shfaqet në një raport metonimik me të dhe është pjesë e së njëjtës fushë kuptimore. Fjalia 5 (Jo se nostalgjia është e huaj për të.) krijon kontrast dhe marrëdhënie antonimike me fjalinë 4 (Ai që, pa e mohuar, nuk bën asgjë për përjetësinë.), pasi ato ndërtohen mbi bazën e dy të kundërtave: përjetësisë (në kuptimin e së ardhmes) dhe nostalgjisë (në kuptimin e së shkuarës). Gjithsesi, përsëri jemi në fushën kuptimore të kohës, raportit të saj me njeriun dhe përsëri kjo fjalë (koha) reflekton 2Gjuhë 199

