Page 203 - Demo
P. 203


                                    S T U D I M T E K S T I 1Verifikoni njohuritë1. A ka ndonjë qëllim pas çdo akti të foluri? Nëse po, jepni shembuj nga përditshmëria juaj komunikuese. A bëni ndonjë plan në mendjen tuaj se si ta organizoni gjuhën, në mënyrë që qëllimi juaj të jetë i suksesshëm? Ilustroni me shembuj.2. Dalloni fjalinë tematike në tekstin e parë dhe thoni se çfarë pozicioni ka ajo në lidhje me koherencën e gjithë tekstit, pra, në lidhje me fjalitë e tjera. 3. Fjalitë që japin shkaqet-argumentet në tekstin e parë varen nga njëra-tjetra apo jepen në formë të degëzuar, për të shtjelluar konceptin e fjalisë tematike? Identifikojini në tekst konkretisht.4. Shkruani në dërrasë tekstin e dytë (të Kamysë) dhe lexojeni me vete disa herë. A dalloni një fjali tematike, e cila organizon gjithë fjalitë e tjera, siç pamë në tekstin e parë? 5. Nëse jo, pasi dikush nga ju të lexojë interpretimin e bërë nga ne, duke treguar fjalitë e shkruara në dërrasë dhe duke vënë shigjeta për të treguar lidhjet dyfishe të një pjese prej tyre, dalloni konceptet drejtuese, që realizojnë këtë koherencë.6. Cili prej teksteve është më i lehtë për t’u ndërtuar? Provoni të krijoni njërin prej të tyre.Ushtrohuni përmes tekstitIntelektuali që nuk ngopej me kulturë, ai që e kishte ndier tërë jetën damkën përvëluese të “armikut të klasës”, ai që nuk kishte pasur as edhe një varr për njeriun e tij të pushkatuar apo të vdekur në burg, i riu që përpara vetes nuk shihte veçse një jetë të shpëlarë dhe të njëtrajtshme; ai që nuk mund t’i kushtohej Zotit - të gjithë këta njerëz nuk ua kishin nevojën pamjeve televizive për të kërkuar të çliroheshin nga skllavëria…Amik Kasoruho7. Vëreni me kujdes ndërtimin sintaksor të fjalive në tekst. Në ç’raport qëndrojnë fjalitë bashkërenditëse me ato nënrenditëse? Në ligjërimin tuaj të përditshëm, dominon fjalia nënrenditëse apo bashkërenditëse? Pse? 8. Që të sigurohet koherenca në tekst marrin vlerë mënyrat e lidhjes. Në këtë kontekst, si paraqitet lidhja e fjalive me njëra-tjetrën? Cili është deiktiku vetor, që përdoret më së shumti? A krijon monotoni përsëritja e tij? Krahasojeni me të folurin personal. A përsëritni zakonisht të njëjtën fjalë apo e zëvendësoni me deiktikë të tillë?9. Identifikoni argumentet e këtij teksti. A diskutohen ato zakonisht në ligjërimin e zakonshëm, apo kërkojnë auditor e dhënës specifikë që t’i realizojnë ato? Pse? Rimarrja e tyre bëhet në mënyrë kronologjike, me marrëdhënie shkak-pasojë apo për të njëjtin koncept shtjellohen në mënyrë të degëzuar disa tipare?10. Vini re përdorimin e përemrave lidhorë. Në çfarë pozicioni janë ata dhe çfarë marrëdhëniejekanë me imazhet, që shtjellohen si argumente në tekst (intelektuali, i riu, ai)? 11. Nga analiza e mësipërme vëmë re se ka njëtrajtësi kohezioni që ndërton tri imazhet e personazheve kryesore që shtjellohen. A krijon kjo gjë vështirësi apo lehtësi në të mbajturin mend?12. Ky lloj ndërtimi ka efekt stilistik, sepse, ndër të tjera, krijon aliteracione që realizojnë imazhe specifike. Në këtë këndvështrim, identifikoni dhe arsyetoni figurën e aliteracionit. Çfarë imazhi ju krijon dhe si lidhet ai me ndjesitë tuaja?Gjuhë 201
                                
   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207