Page 204 - Demo
P. 204


                                    13. Teksti më sipër është një tekst i përzier, që afron me dëshminë historike me elemente publicistike. Pjesa e shkëputur nga fjalia e madhe “të gjithë këta njerëz nuk ua kishin nevojën pamjeve televizive për të kërkuar të çliroheshin nga skllavëria.” merr atributin e fjalisë tematike. Pse është zhvendosur në atë pozicion? A ka lidhje me lirshmërinë që i jep lloji i tekstit? Argumentoni përgjigjen.14. Teksti më lart i referohet një periudhe historike të shqiptarëve, përkatësisht emigracionit masiv të viteve ‘90, kur Shqipëria theu vargonjtë e diktaturës komuniste. A mund të bëni një paragraf të ngjashëm si ky për një ngjarje historike, politike që ju ka mbetur në mendje?Një paradoks i çuditshëm ekziston në lidhje me gramatikën. Nga njëra anë, ajo mendohet si një nga lëndët shkollore më të mërzitshme, e përshtatshme vetëm për ata persona në venat e të cilëve ka kohë që nuk rrjedh më gjak, por bojë shkrimi. Nga ana tjetër, është një lëndë për të cilën, edhe njerëz që as do t’u shkonte mendja të bëheshin gjuhëtarë profesionistë, kanë mendime dhe bindje dogmatike, të cilat mund t’i mbrojnë plot me zjarr. Një pjesë e mirë e këtij paragjykimi rrjedh nga burimet e zakonshme të paragjykimeve - padituria dhe paqartësia. Edhe ndër njerëzit mjaft të shkolluar, të rrallë janë ata që e kanë të qartë se çfarë bëjnë gramatikanët, madje ekziston edhe një keqkuptim i pafat për vetë kuptimin e fjalës “gramatikë”.U. Nelson Frensis (W. Nelson Francis) 15. Konsultoni në Fjalorin e Gjuhës e Shqipe fjalën “paradoks”. Cili nga kuptimet e saj përdoret në tekstin e mëposhtëm? A ka fituar nuanca të reja kuptimore? 16. Paradoksi si koncept e si figurë kërkon dy anë, që në pamje të parë nuk përputhen me njëratjetrën. Cilat janë këto dy anë në tekst dhe a ka fjala paradoks edhe funksion ndërtues në kompozicion? 17. Elementi kryesor që shtjellohet në tekst është gramatika e koncepti mbi të. Dalloni fjalët që i përkasin fushës kuptimore të gramatikës. A kanë vlerë në ndërtimin e koherencës së tekstit? 18. Trajtimi që u bëhet dy qasjeve në lidhje konceptin e gramatikës krijon edhe një koherencë specifike. A kemi përshkallëzim të argumentit sipas rëndësisë dhe ku e vini re atë? 19. Në tekst vihen re nuanca ironie: Nga ana tjetër, është një lëndë për të cilën, edhe njerëz që as do t’u shkonte mendja të bëheshin gjuhëtarë profesionistë, kanë mendime dhe bindje dogmatike, të cilat mund t’i mbrojnë plot me zjarr. Vëreni lidhjen e përshkallëzimit të argumentit me ironinë. Për cilat arsye vjen ky lloj perceptimi? 20. Pasi keni bërë analizën e mësipërme që kërkon lexim disa herë të tekstit, si mendoni, kemi të bëjmë me njё tekst që përfaqëson vetëm tipare historike, publicistike, letrare etj., apo të përziera? A mund ta ndërtojë zakonisht këtë koherencë e kohezion çdo përdorues i zakonshëm?21. Diskutoni në grup në lidhje me këtë paragraf dhe debatin që u zhvillua. Pasqyrojeni në formë të shkruar, duke u munduar të krijoni një tekst të strukturuar, që mbështetet në një koherencë të ngjashme me tekstin më lart.Sfida e të shkruarit22. Ngrohja globale dhe problematikat e saj janë një ndër çështjet kryesore që diskutohen sot në botë. Duke punuar në grup, mblidhni fillimisht informacione mbi këtë çështje, pastaj renditni tezat dhe kundërtezat. Përcaktoni renditjen e tyre, duke i përshkallëzuar sipas vështirësisë. Gjatë kësaj pune, përshkallëzoni edhe fjalorin analitik që gjetët. Në fund, prezantoni para klasës punën e bërë me shkrim dhe sqaroni edhe etapat e ndërtimit të saj, duke reflektuar referencat përkatëse.2202 Gjuhë
                                
   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208