Page 205 - Demo
P. 205
LetërsiKarakteristika të stilit të Heminguejit si tregimtarKur përmendet Heminguej në letërsi, e para gjë që studiuesit vënë në dukje është stili i tij, i karakterizuar si impersonal, lakonik dhe objektiv. Një stil, që dëshmon prirjen e Heminguejit drejt teknikave moderne të shkrimit letrar. Veçanërisht kjo vihet re te tregimet e tij dhe në romanin “Plaku dhe deti”. Siç thamë më lart, janë pikërisht tregimet që e bënë të njohur si një prej stilistëve më me ndikim te shkrimtarët amerikanë e botërorë të kohës së tij e më vonë. Një prej elementeve që vihet re dukshëm në tregimet e Heminguejit është përdorimi i dendur e shpesh mbizotërues i dialogut. Ky dialog, jo rrallë, luan edhe rolin kryesor në strukturimin e fabulës, duke përjashtuar atë që mbahej si elementi klasik i prozës: përshkrimin. Ndaj Hemingueji është konsideruar si mjeshtër i dialogut. Biseda ndërmjet personazheve të tij tregon jo vetëm fuqinë e komunikimit, por edhe kufizimet që ka komunikimi. Mënyra se si dialogojnë personazhet është më e rëndësishme se ajo që tregojnë, sepse ajo që zgjedhin të thonë apo të mos thonë shfaq burimin e konfliktit të brendshëm të tregimit. Ndonjëherë, personazhet thonë vetëm atë që mendojnë se do të donte të dëgjonte personazhi tjetër. Kështu ndodh Ernest HeminguejErnest Heminguej (Ernest Hemingway) është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë amerikane të shekullit XX. Emri i tij, sikurse edhe i F. Skot Fitxheraldit (F. Scott Fitzgerald), Xhon dos Pasosit (John Dos Passos), Gertrud Shtajnit (Gertrude Stein) etj., lidhet me termin e njohur “Shkrimtarët e brezit të humbur”, term që etiketonte fillimisht një grup shkrimtarësh amerikanë, të cilët qenë pjesë e traumave të një kohe që ishte e kapërthyer nga lufta dhe nga kriza e thellë dhe e gjithanshme e shoqërisë. Vetë Hemingueji e përdori si epigraf në një prej romaneve të tij më të njohura, me titull “Dhe dielli lind përsëri” (1926), në të cilin sjell në vëmendje mjerimin dhe shkatërrimin që u bën lufta vlerave njerëzore.Vetë Hemingueji mori pjesë në Luftën e Parë Botërore si vullnetar në njësinë e shërbimit të Kryqit të Kuq italian, ku edhe u plagos e kaloi një periudhë në spital. Këtë përvojë ai do ta përdorte si bërthamë për romanin “Lamtumirë armë” (1929). Të njëjtën gjë do të bënte edhe me përvojën që pati si reporter në luftën civile në Spanjë. Nga kjo përvojë do të shkruhej romani “Për kë bien kambanat” (1940). Disa prej romaneve të tjera më të njohura të Heminguejit janë “Të kesh dhe të mos kesh” (1937), “Përgjatë lumit dhe përmes pemëve” (1950), “Plaku dhe deti” (1952), i cili pati një sukses mjaft të madh dhe do të ndikonte aq shumë, saqë dy vjet më vonë, më 1954, Hemingueji të vlerësohej me çmimin Nobel. Po ashtu, Heminguej shkroi edhe tregime, të cilat i dhanë famën e një prej stilistëve më me ndikim në prozën e shkurtër moderne amerikane. Nga përmbledhjet me tregime mund të përmendim: “Në kohën tonë” (1925); “Burra pa gra” (1927); “Kolona e pestë dhe dyzetë e nëntë tregime” (1938) (këtu përfshihet dhe një dramë). Gjithashtu, nga pena e tij dolën edhe shkrime të formës së reportazhit, esesë, kujtimeve etj.LETËRSIA MODERNE II PROFILE AUTORËSHErnest Heminguej, teksa shkruan me makinë shkrimi.Letërsi 203

