Page 206 - Demo
P. 206


                                    p.sh. te tregimi “Kodrat si elefantë të bardhë”. Herë të tjera, thonë atë që do të donin të dëgjonin nga goja e personazhit tjetër, siç ndodh te tregimi “Macja në shi”.Po kështu, stili i të rrëfyerit në prozën e shkurtër heminguejane karakterizohet edhe nga përdorimi i një sintakse të thjeshtë, pa ndërlikime, e shoqëruar nga një gramatikë e zakonshme dhe përdorim i një gjuhe të kursyer, ose të ekonomizuar. Stili i Heminguejit është përcaktuar si një “stil i qëruar”, që shmang cilësorët dhe përdor fjalitë e shkurtra, eliptike e shpesh pa ritmikë (duke shmangur kështu edhe lidhëzat e nënrenditura), të cilat kanë funksion të përqendrohen më tepër mbi veprimin, sesa mbi reflektimin që bëjnë personazhet apo rrëfimtari mbi veprimet. Kështu, stili, gati-gati telegrafik, e lë lexuesin në statusin e ndërvepruesit, të atij që i duhet të plotësojë atë çfarë nuk i është dhënë në mënyrë vizuale. Ndërsa puna e autorit është rezultat i një procesi të gjatë për të zgjedhur vetëm ato elemente që konsiderohen të rëndësishme për ngjarjen dhe shmangien e çdo elementi tjetër që nuk i shërben paraqitjes së ngjarjes. Një tjetër karakteristikë që vihet re në pjesën më të madhe të tregimeve të tij ka të bëjë me fundin e hapur për interpretime të shumëfishta, me të cilin përfundon tregimi. E tillë është mbyllja në tregimet “Macja në shi”, “Lumturia e shkurtër e Frensis Mekomberit”, “Dëborat e Kilimanxharos” etj.Parimi i ajsbergutParimi i ajsbergut është një teknikë shkrimi e pagëzuar dhe e përdorur nga Hemingueji në krijimet e tij. Kryesisht te tregimet dhe te romani “Plaku dhe deti”. Te këto tekste, ai përdor këtë teknikë, sipas së cilës ajo që thuhet në tekst duhet të jetë shumë pak në raport me atë që mbetet e fshehur e duhet të nxirret nga nënteksti. Hemingueji besonte se kuptimi i thellë i ngjarjes nuk duhet të shfaqet në sipërfaqe, por të fshihet në tekst. Kjo do të thotë se një histori mund të komunikojë me nëntekst. Për shembull, te tregimi “Kodra si elefantë të bardhë”, Hemingueji nuk e përmend askund fjalën abort dhe procedurën e abortit, megjithëse përgjatë gjithë tregimit, personazhi duket se vazhdimisht përpiqet ta bindë të dashurën e tij për ta bërë atë. Pjesë nga vlerësimi që Akademia e Nobelit i bëri stilit të Heminguejit, gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit “Nobel”.Rëndësia e Heminguejit, si një nga krijuesit e mëdhenj të stilit të kësaj epoke, është i dukshëm si në artin amerikan, ashtu dhe në atë europian, gjatë njëzet e pesë vjetëve të kaluar, kryesisht në dialogun e gjallë dhe në raportin verbal, në të cilin ai ka vënë standarde aq të lehta për t’u imituar sa ç’është vështirë të arrihen. Me mjeshtëri të madhe ai riprodhon të gjitha nuancat e fjalës së folur, si dhe ato pauzat ku mendimi qëndron në vend dhe kur mekanizmi nervoz del nga ledhat. Nganjëherë mund të ngjajë si të folur i vogël, por ai nuk është trivial kur ta kemi njohur metodën e tij. Ai parapëlqen t’ia lërë punën e reflektimit psikologjik lexuesve të tij.Statujë e Ernest Heminguejit, në bar \Për këtë teknikë shkrimi, te libri “Vdekje mbasdite”, Hemingueji do të shkruante: “Nëse një prozator e njeh mirë lëndën për të cilën po shkruan, atëherë ai mund t’i lërë jashtë e të mos i shprehë disa prej gjërave që i di, dhe lexuesi, po qe se shkrimtari di të shkruajë, do t’i ndiejë po aq fuqishëm sa ç’do t’i kishte ndier, nëse shkrimtari do t’i kishte përmendur. Madhështia me të cilën lëviz një ajsberg vjen pikërisht për shkak se vetëm një e teta e tij është mbi ujë. Kurse një shkrimtar që i lë gjërat pa thënë ngaqë nuk i di, s’bën tjetër veçse krijon boshllëqe në veprën e tij.” 204 Letërsi
                                
   200   201   202   203   204   205   206   207   208   209   210