Page 207 - Demo
P. 207
S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Çfarë kuptoni me termin “Shkrimtarët e brezit të humbur”? Cili është përcaktimi i njohur që i është bërë këtij termi në letërsi? Përveç autorëve që janë përmendur më lart, njihni ndonjë autor tjetër që përfshihet nën këtë etiketim? 2. A kanë shërbyer përvojat personale të Heminguejit si motive për veprën e tij? Nëse po, në cilat vepra?3. Thoni disa përcaktime që i bëhen stilit të Heminguejit:a) ______________________; b) ______________________; c) ______________________; d) ______________________. etj. Shpjegoni se çfarë kuptoni me secilin prej tyre.4. Cilat tipare të shkrimit modernist gjenden në prozën e shkurtër të Heminguejit?5. Si është pagëzuar nga Hemingueji teknika letrare sipas së cilës ajo që thuhet në tekst duhet të jetë shumë pak, në raport me atë që mbetet e fshehur e duhet të nxirret nga nënteksti? Ushtroni mendimin kritik 6. Lexoni pjesën e shkëputur nga tregimi “Kodrat si elefantë të bardhë” dhe evidentoni tiparet kryesore të stilit heminguejan të mishëruara në të. Diskutoni në klasë për ato tipare që evidentuat.– Ç'do pimë? – pyeti vajzën.E kishte hequr kapelën dhe e kishte lënë mbi tryezë.– Plasëm vape, – tha burri. – Atëherë, marrim birrë.– Dos cervezas, – porositi burri që përmes perdes.– Të mëdha? – pyeti një grua që nga porta.– Po. Dy të mëdha.Gruaja solli dy gota birrë bashkë me dy shtroja cohe. I vuri shtrojat dhe gotat me birrë mbi tryezë dhe vështroi burrin dhe vajzën. Vajza e hidhte shikimin tutje, te vargu i kodrave. Ato dukeshin të bardha nën ndriçimin e diellit, ndërsa fusha përreth qe e murrme dhe e rreshkur.– Duken si ca elefantë të bardhë, – tha ajo.– Unë s’kam parë ndonjëherë elefantë të bardhë, – burri e piu birrën.7. Çfarë kuptoni me mbyllje me fund të hapur të tregimit? Lexojeni të plotë tregimin “Kodrat si elefantë të bardhë” dhe thoni nëse fundi i tregimit është i qartë, i kuptueshëm apo është i hapur për interpretime të shumëfishta. Argumentoni përgjigjen tuaj.8. Analizoni mendimin e Heminguejit në lidhje me parimin e ajsbergut. Diskutoni me njëri-tjetrin rreth kuptimeve që keni ju për të. Në paragrafin e mëposhtëm, nënvizoni njësinë që mendoni se është çelës për të kuptuar funksionimin e këtij parimi.Nëse një prozator e njeh mirë lëndën për të cilën po shkruan, atëherë ai mund t’i lërë jashtë e të mos i shprehë disa prej gjërave që i di, dhe lexuesi, po qe se shkrimtari di të shkruajë, do t’i ndiejë po aq fuqishëm sa ç’do t’i kishte ndier, nëse shkrimtari do t›i kishte përmendur.Letërsi 205

