Page 208 - Demo
P. 208


                                    Plaku dhe deti“Plaku dhe deti” është një nga veprat më të njohura e më të lexuara të Heminguejit. Edhe në këtë vepër, sikurse në tregimet e tij, Hemingueji përdor stilin lakonik dhe objektiv për të realizuar një nga temat e tij më të pëlqyera: luftën e njeriut për ekzistencë e dinjitet dhe pamposhtmërinë e tij përkundër të gjitha vështirësive e rrengjeve që i përgatit fati.Forca e stilit të kësaj vepre qëndron pikërisht në:përdorimin e kursyer të gjuhës (ose siç njihet ndryshe, në ekonomizimin e gjuhës). Me pak fjalë, autori përpiqet të thotë e të sugjerojë shumë; në rrëfimin eliptik, që ndërtohet nga fjali të shkurtra dhe me sintaksë të thjeshtë, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të tekstit (p.sh. Hoqi direkun dhe e mbështolli pëlhurën dhe e lidhi. Pastaj vuri direkun në sup dhe zuri të ngjitej. Atëherë e kuptoi se sa shumë qe rraskapitur.); përdorimin e detajeve shumë specifike me anë të të cilave bëhet më e gjallë dhe e besueshme bota e trilluar e romanit.Në rastet kur nuk përdor një fjali të thjeshtë dhe të shkurtër, atëherë ai i lidh pjesët e ndryshme të fjalisë në mënyrë të drejtpërdrejtë e të njëpasnjëshme e shpesh edhe nëpërmjet lidhëzës bashkërenditëse “dhe”. (Gjumi e zuri shpejt, dhe në ëndërr pa Afrikën e djalërisë së tij dhe plazhet e arta të gjata dhe rërat e bardha, dhe shkëmbinjtë e lartë dhe malet e mëdha ngjyrë kafe).Sikurse te tregimet, edhe në këtë roman, Hemingueji e përdor dialogun si një mjet mjaft efektiv për t’i dhënë dinamikë rrëfimit. Për ta ilustruar mund të ishte shembulli:– Ç’ke sonte për darkë? – pyeti djali. – Një vorbë oriz të verdhë me peshk. A do të hash ca?– Jo, unë do të ha në shtëpi. A do të ta ndez zjarrin? – Jo. Do ta ndez më vonë. Ose do të ha orizin e ftohtë.Po ashtu mund të shohim se ndërfutje të tilla si “tha ai”, që janë karakteristike për ligjëratën e drejtë, janë hequr shpesh, duke i dhënë ligjërimit ngjyresën bisedore.Elemente të fabulës dhe subjektit Kjo është historia e thjeshtë e një peshkatari plak, Santiagos, i cili e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në det, në kontakt me natyrën e egër. Ai matet me të në një garë të vazhdueshme që i jep motiv për të jetuar. Që në paragrafët e parë, Santiago karakterizohet si një njeri që lufton kundër disfatës. Për 84 ditë me radhë, ai nuk ka arritur të nxjerrë asnjë peshk nga deti, por plaku refuzon ta pranojë humbjen, ndaj në  ANALIZË E VEPRËSPlaku dhe deti, pikturë e Malbaši Verica-s206 Letërsi
                                
   202   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212