Page 209 - Demo
P. 209


                                    ditën e 85-të, ai vendos të shkojë larg, shumë larg, përtej ujërave ku kishte peshkuar. Pas tri ditësh lufte me një peshk të madh, ai arrin të triumfojë (megjithëse me duart gjak dhe me fuqi të shterura), por sërish i duhet të luftojë me peshkaqenët, të cilët i sulmojnë prenë. Ai lufton, edhe pse e di se rezistenca e tij është e kotë. I dërrmuar, ia del të nxjerrë në breg varkën së bashku me skeletin gjigant të peshkut marlin, që kishte kapur në det. Ky skelet ishte dëshmia se ai nuk kishte dështuar në profesionin e peshkatarit dhe as si njeri. E për këtë, ai fiton respektin e të gjithë peshkatarëve.Përmes një rrëfimi linear, konflikti shpaloset përgjatë pesë ditëve të luftës së egër të Santiagos me peshkun marlin dhe peshkaqenët. Rrëfimi bëhet nga një rrëfimtar i gjithëdijshëm, i cili është gjithmonë i kursyer në informacion, duke synuar të japë minimumin e asaj që do të thotë në të vërtetë. Ai përdor kështu parimin e ajsbergut, nëpërmjet teknikës së fshehjes në nëntekst të 7/8 të informacionit që duhet të përmbante teksti. Motivet që përshkojnë veprënPër Heminguejin, kuptimi i vërtetë dhe “shpërblyes” i luftës qëndron jo aq tek arritja e fitores, sesa tek angazhimi i plotë dhe i palëkundur i njeriut për të shmangur dështimin, sepse siç thotë Santiago, personazhi kryesor i romanit, njeriu nuk është krijuar për t’u mposhtur, se “njeriun mund ta shkatërrosh, por jo ta mposhtësh”. Në portretizimin e Heminguejit për botën, vdekja është e pashmangshme, por njeriu i vërtetë (sikurse edhe kafsha) s’duhet t’i dorëzohet lehtë asaj, ndaj plaku dhe peshku do të luftojnë egërsisht që të triumfojnë ndaj njëri-tjetrit, sikurse edhe peshkaqenët e uritur do të përpiqen të asgjësojnë “trofeun” e peshkatarit.Analogjitë me elemente biblikePër të treguar fuqinë e sakrificës së plakut dhe madhështinë që rrjedh prej saj, Hemingueji duket se ndërton një analogji të Santiagos me Krishtin. Imazhi i kryqëzimit është elementi më i dukshëm me të cilin Hemingueji heq paralele simbolike mes Santiagos dhe Krishtit. Kur pëllëmbët e duarve të Santiagos priten nga toja, lexuesit i shkon mendja te vuajtjet e Krishtit. Kur mbërrijnë peshkaqenët, Hemingueji e portretizon plakun si një martir të kryqëzuar. Për më tepër, imazhi i plakut tek ngjitet kodrës me direkun e anijes hedhur krahëve, të kujton rrugëtimin e Krishtit drejt Golgotës. Madje edhe pozicioni në të cilin shtrihet në shtratin e tij – me fytyrën e rënë, me krahët lart e me pëllëmbët e hapura – të sjell në mendje imazhin e Krishtit që vuan në kryq. Hemingueji i përdor këto imazhe në faqet e fundit të novelës për të lidhur Santiagon me Krishtin, i cili ilustron kalimin nga humbja në fitore, nga dështimi në fitore dhe madje, nga vdekja në ringjallje.Disa prej simboleve që sugjeron vepraNë leximin që i bëjmë veprës vëmë re se disa prej elementeve të saj marrin ngarkesa simbolike, duke sugjeruar kështu interpretime të lira e të shumëfishta të tekstit. Nga ato elemente që mendojmë se mbartin peshë simbolike janë:PeshkuAshtu siç është përshkruar në tekst, madhështor dhe i fuqishëm, ai simbolizon kundërshtarin ideal. Në një botë, në të cilën “në njëfarë mënyre, gjithçka vret gjithçka tjetër”, Santiago Letërsi 207
                                
   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213