Page 21 - Demo
P. 21


                                    d) Dalloni dhe argumentoni me shkrim raportin mes elementit objektiv dhe atij subjektiv. e) Dalloni dhe argumentoni me shkrim tonet e tekstit, duke gjetur fjalët dhe grupet që krijojnë në këtë imazh.“Të dashur vëllezër! Nata pesëqindvjeçare aziatike po kalon. Perandoria e kalbur po shembet. Fuqitë e mëdha evropiane po bëjnë plane djallëzore. Fqinjët grabitqarë po i mprehin thikat për të na rënë pas shpine. Populli ynë gjendet para një fataliteti. Nga çdo anë na kanoset rreziku. Të bëhemi syçelë e vigjilentë. T’u dalim zot trojeve tona stërgjyshore. T’i mbrojmë qysh i kemi mbrojtur gjithmonë, me gjak. Këtë mund ta bëjmë vetëm të bashkuar, si një grusht i vetëm...Tërë pasurinë pata me e shkri për shkollat shqipe. Por, të pabesët, turqit e rinj, na tradhtuan. Nuk i realizuan premtimet. Kabineti i Hilmi Pashës i mohoi të gjitha. Ai vetë pat deklaruar para deputetëve se: Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë në Perandorinë tonë, janë shqiptarët. Është frikë e madhe nga ky komb të mos zgjohet nga gjumi i rëndë dhe të mos mëkëmbet, të mos marrë dituri në gjuhën e vet dhe atëherë e mori lumi Turqinë e Evropës. Të gjitha këto i kundërshtova ditën e enjte, më 11 janar 1912, kur u mblodh Parlamenti. Aty i pata paralajmëruar haptas: Po nuk u përmbushën kërkesat tona, do të plasë revolucioni. E ndër të parët që do t’i rrok armët do t’jem unë. Si sinjal të kryengritjes e pata lënë: “Kur t’i mbathi opingat e të dal në Drenicë”. Dhe, e mbajta fjalën. I shita të gjitha magazet e mia në Shkup, se na duhen para dhe erdha këtu. Sot, në kullën e këtij trimi besnik po e ngrinim flamurin e lirisë, atë të Skënderbeut dhe po i shpallim luftë TURQISË. (Hasan Prishtina)7. Lexoni me zë tekstin më poshtë. a) Dalloni dhe argumentoni me shkrim elemente të stilit që i përket (rimë, të brendshme e të jashtme, ritëm, rolin e numërorëve të përdorur në organizimin e poezisë dhe fjalët të cilave iu referohen ata, vini re ngjashmëritë, ndryshimet në dy vargjet e para) dhe thoni efektin e tyre.b) Vëreni vargjet e fundit, dalloni dhe argumentoni me shkrim ngjashmërinë.c) Argumentoni me shkrim nëse ndryshimi ka lidhje me përmbajtjen apo me formën, ndërtimin për arsye të rimës. Në fund, dalloni për cilin tipar të karakterit e ka fjalën.Dy e njiDy veshë na kemi e veç nji gojë t’ vetme,Se shumë sende me ndi i duhet t’urtit,Por fjal’t me i k’pute për s’shkurtit.Dy sy prap kemi e veç nji goje t’ vetme,Se shume sende me k’qyrun asht nevoja,E pak me folun goja.  (Ndre Mjeda)8. Lexoni tekstin poshtë. Dalloni dhe argumentoni me shkrim sferën së cilës i përket. Në të janë shtuar fjalë që nuk i përkasin atij. Ato gjenden te grupet e nënvizuara. Gjejini dhe thoni pse nuk janë pjesë e këtij teksti.“Shumë gjenerata të mëparshme e të gjithfarëllojshme, si dhe gjenerata jonë e kemi ëndërruar këtë ditë. Gjeneratat e reja, fëminore fëmijët tani, do të rriten me Skënderbeun, mikun tim, do të rriten me heroin e vet. Do të ndihen dhe do të diagnostikohen më të qetë edhe dëshmorët e shumë brezave dhe ata të luftës së fundit e parafundit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot Kosova është e lirë dhe e çliruar dhe e bënë të lirë nipat e tij dhe miqtë e kumbarët e Skënderbeut”. (Ibrahim Rugova, 28 nëntor 2001)Gjuhë 19
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25