Page 210 - Demo
P. 210
ndihet me të vërtetë me fat që e gjen veten duke luftuar kundër një krijese, e cila e shtyn të zbulojë cilësitë më të mira te vetja: fuqinë dhe guximin, dashurinë dhe respektin.PeshkaqenëtSi kundërshtarë të Santiagos, ata qëndrojnë në një kontrast të hapur me peshkun, i cili është i denjë për përpjekjet dhe fuqitë e tij. Ata simbolizojnë dhe mishërojnë ligjet shkatërruese të universit dhe dëshmojnë faktin se këto ligje mund të tejkalohen (kapërcehen) vetëm kur luftohet mes dy të barabartësh. Ngaqë ata janë grabitqarë të pabesë, Santiago e fiton pa lavdi betejën me ta.Luanët Santiago sheh shpesh në ëndërr luanët. Shfaqja e tyre lidhet me kujtimet e rinisë së tij në Afrikë. Në njëfarë mënyre, luanët sugjerojnë vitalitetin, krenarinë dhe papërkulshmërinë që i duheshin Santiagos në atë luftë me peshkun e peshkaqenët.Deti (Oqeani)Mund të interpretohet si simbol i universit, në të cilin njeriu (i përfaqësuar nga Santiago) gjendet si individ i izoluar dhe i ekspozuar ndaj fatkeqësive. Deti, dallgët, janë si vetë jeta, kur dalin pengesa që duhet t’i kapërcejmë. Plaku dhe deti, pikturë nga John Busby208 Letërsi

