Page 211 - Demo
P. 211
S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Renditni disa prej tipareve të stilit që përdor Hemingueji te vepra “Plaku dhe deti”. 2. Çfarë kuptoni me rrëfim eliptik? Si ndikon ky rrëfim në të kuptuarit e tekstit?3. Ndërtoni një itinerar të historisë së romanit nëpërmjet ngjarjeve kryesore që e përbëjnë atë. Nënvizoni tri momentet që ju i konsideroni si më të rëndësishme në zhvillimin e rrjedhës së ngjarjeve.4. Cilat janë disa prej motiveve që përshkojnë veprën “Plaku dhe deti”?5. Romani “Plaku dhe deti” karakterizohet nga disa detaje dhe situata, të cilat i kanë bërë studiuesit të kërkojnë analogji mes tyre dhe elementeve biblike. Cilat janë ato momente që e përafrojnë simbolikisht Santiagon me figurën e Krishtit? Evidentojini ato.6. Çfarë ngjyrese simbolike ka peshku, peshkaqeni dhe luanët? Po Oqeani? Ushtroni mendimin kritik7. Çfarë mund të thoni për mënyrën e organizimit të fjalive në paragrafin e mëposhtëm? Po për gjuhën? Cilat tipare të stilit të Heminguejit ju kujton kjo mënyrë e organizimit të rrëfimit? Përpiquni të renditni disa prej tyre.“Nuk duhet t’ia shtoj dhimbjen, mendoi. Dhimbja ime s’ka rëndësi. Unë mund ta përmbaj veten. Por dhimbja ime mund ta bëjë peshkun si të marrë. Pas pak, peshku pushoi së godituri fillin dhe filloi përsëri të vinte rrotull, ngadalë. Tani plaku po e mblidhte litarin pak nga pak. Po përsëri ndjeu një dobësi. Mori ca ujë me dorën e majtë e lagu kokën.” 8. Lexojeni me zë fjalinë: Pas pak, peshku pushoi së godituri fillin dhe filloi përsëri të vinte rrotull, ngadalë, dhe ndiqni ritmikën e saj. Si ju duket? Sipas mendimit tuaj, cilat elemente stilistike ndihmojnë për t’i dhënë fjalisë një muzikalitet të brendshëm?9. Si mendoni, a është roman mbi vetminë “Plaku dhe deti”? Argumentoni përgjigjet, duke i ilustruar me pjesë nga teksti.Sfida e të shkruarit10. Kërkoni në internet ekranizimin e romanit “Plaku dhe deti”. Pasi ta keni parë, shkruani në fletore ngjashmëritë dhe ndryshimet mes veprës së Heminguejit dhe skenarit të filmit.11. Cili prej tyre ju pëlqen dhe pse?Statujë e Ernest Heminguejit mbi një urë në Cayo Guillermo.Letërsi 209

