Page 212 - Demo
P. 212
ILUSTRIM LETRARE. HeminguejPlaku dhe detiNë këtë fragment jepet gjendja psikologjike në të cilën ndodhet plaku Santiago, pas sulmit të peshkaqenit dentuso ndaj peshkut të tij. Santiago kupton se lufta e tij nuk ka marrë fund me kapjen e peshkut, se tani e pret një luftë edhe më e ashpër. Mendimet plot dilema e kundërshti shfaqen nëpërmjet bashkëbisedimit që Santiago bën me veten. E nga ky dialog me veten na portretizohet më së miri figura e Santiagos, i lodhur e i zhgënjyer, por i “pamposhtur”. Nga pikëpamja e stilit, bie në sy rrëfimi eliptik, strukturimi i thjeshtë i fjalive dhe ritmi i tyre.Plaku nuk donte ta shikonte më peshkun tani që ishte shëmtuar. Kur i kishin sulmuar peshkun, iu duk sikur sulmuan atë vetë. Por, sidoqoftë, unë e vrava peshkaqenin që sulmoi peshkun tim, mendoi. Dhe ai ishte dentuso më i madh që kam parë ndonjëherë. Dhe e di Perëndia sa peshkaqenë të mëdhenj kam parë në jetë.E kisha punën kaq mirë, saqë s’mund të vazhdonte kështu, sepse e mira nuk vazhdon gjatë. Do të doja që e gjithë kjo të ishte një ëndërr dhe që të mos e kisha kapur kurrë këtë peshk dhe të flija i vetëm mbi shtratin tim, mbi gazetat.– Por njeriu nuk është krijuar për të pësuar disfatë, tha. Njeriun mund ta asgjësosh, por jo ta mposhtësh. Megjithatë më vjen keq që e vrava peshkun, mendoi. Tani të keqen e kam përpara dhe unë s’kam tani as fuzhnjën. Dentuso qe i egër dhe i shkathët dhe i fortë dhe i zgjuar. Por unë isha më i zgjuar se ai. Ndoshta jo, mendoi. Ndoshta unë isha vetëm më i armatosur.– Mos u mendo, plak, tha me zë të lartë. Lundro në drejtimin që ke marrë dhe përballo të keqen kur të të vijë.Por unë duhet të mendoj, mendoi. Sepse kjo është e vetmja gjë që më ka mbetur. Kjo dhe bejsbolli. Kam qejf të di, se a do t’i pëlqente Di Maxhios së madh, mënyra se si e godita peshkaqenin në tru. Kjo s’ishte ndonjë gjë e madhe, mendoi. Çdo njeri mund ta bënte. ( …)Era frynte tani e freskët dhe ai lundronte shpejt. Vështronte vetëm pjesën e përparme të peshkut dhe shpresa iu kthye përsëri.Është marrëzi të mos kesh shpresë, mendoi. Veç kësaj, besoj se kjo është mëkat. Mos mendo për mëkatin, tha me vete. Tani ke telashe të tjera përveç mëkatit. Nga mëkatet nuk kuptoj shumë. Unë nuk i kuptoj mirë mëkatet dhe s’ma merr mendja që besoj në to. Ndoshta bëra mëkat që vrava peshkun. Besoj se mëkat është, megjithëse e vrava që të nxjerr bukën dhe që të ushqehen me të shumë njerëz. Por në fund të fundit, çdo gjë që bën është mëkat. Mos mendo për mëkatet. Është shumë vonë për këtë gjë dhe ka plot njerëz që paguhen për t’u marrë me mëkatet.ERNEST HEMINGUEJPLAKUDHEDETI210 Letërsi

