Page 213 - Demo
P. 213


                                    S T U D I M T E K S T I Le të mendojnë ata për to. Ti ke lindur që të jesh peshkatar, ashtu si dhe peshku ka lindur që të jetë peshk. Shën Pjetri qe peshkatar, ashtu si dhe babai i Di Maxhios së madh.Por i pëlqente të mendonte për të gjitha gjërat që kish rreth e rrotull, dhe gjersa nuk kish asgjë për të lexuar dhe nuk kishte radio, mendohej shumë, dhe tani vazhdonte të vriste mendjen për mëkatin. Ti nuk e vrave peshkun vetëm që të mos vdesësh urie dhe që ta shesësh për të nxjerrë bukën, mendoi. Ti e vrave atë nga krenaria dhe sepse je peshkatar. Ti e deshe peshkun sa ishte gjallë dhe e do ende edhe tani që vdiq. Në qoftë se e deshe, do të thotë se nuk bëre mëkat që e vrave. Apo ndoshta mëkati është më i madh?Ti po e vret mendjen kaq shumë, o plak, mendoi. Por ti e vrave me gëzim dentuson, tha me vete. Ai ushqehet duke vrarë peshq, si dhe ti. Ai nuk i ha kërmat dhe nuk është i pangopur si janë gjithë peshkaqenët. Ai është i bukur dhe fisnik dhe nuk trembet nga asgjë. E vrava atë për të mbrojtur veten, tha plaku me zë të lartë. Dhe e vrava me mjeshtëri.Përktheu: I. KadareNga teksti te kuptimi1. Pse plaku nuk donte ta shikonte më peshkun, ndërkohë që ishte munduar aq shumë për ta kapur? Çfarë kishte ndodhur me të?2. Ndërsa reflekton, plaku thotë: “peshkun tim”. Cilën marrëdhënie karakterizon kjo thënie? 3. Plaku ka një monolog ku ndërhyn herë pa here edhe mentaliteti popullor. Kjo vihet re edhe në thënien: e mira nuk vazhdon gjatë. Cila ishte e mira që kishte arritur plaku Santiago? 4. Në monologun e tij me vetveten, plaku bën analiza mbi vijueshmërinë e luftës së tij. Pse Santiagos i duhet ta vazhdojë luftën? Cili është qëndrimi i Santiagos në marrëdhënie me disfatën?5. Plaku luhatet mes dilemave mbi mëkatin. Kthehuni në tekst dhe lexoni rreshtat ku shfaqet kjo dilemë. Si e vlerëson Santiago mëkatin? A ndani të njëjtën dilemë me të? Plaku dhe deti, Tami KuoLetërsi 211
                                
   207   208   209   210   211   212   213   214   215   216   217