Page 214 - Demo
P. 214
Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Teksti është ndërtuar në formën e një monologu të brendshëm, i cili ndërthur rrëfimin mes vetës së parë dhe vetës së tretë. Kthehuni në tekst dhe identifikojini ato. Si është ligjërimi në secilin rast? 7. Ju keni mësuar tashmë që në veprën letrare rrëfimtari është herë i dukshëm e herë i munguar. Në këtë fragment, rrëfimtari, nëpërmjet vetave, lëviz në këto hapësira. Ky tip ndërtimi, e ofron lexuesin me tekstin? Nëse po, argumentoni përgjigjen tuaj. Po me plakun? Pse? 8. Në ligjërimin e plakut në vetën e parë vërehen fjali të shkurtra dhe me intonacion urdhërues. Identifikojini ato dhe lidhini me kontekstin. Pse përdoren të tilla? A ndikon ky tip ligjërimi në ritmin e rrëfimit? Lidhet kjo gjë me situatën në të cilën ndodhet plaku Santiago? 9. Fragmenti ndërtohet mbi kundërshtitë, të cilat shfaqin dilemat e plakut Santiago. Si realizohen gjuhësisht këto kundërshti? Përgjigjen tuaj mbështeteni te lidhëzat kundërshtuese dhe llojet e fjalive.10. Fragmenti karakterizohet nga ligjërimi i shkujdesur. Duke iu referuar njohurive që keni mbi ligjërimin e shkujdesur, evidentoni karakteristikat e tij gramatikore e leksikore. Cili është funksioni i këtij stili në fragment?Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Epiteti peshk i shëmtuar, e vendos në dy marrëdhënie simbolikën e peshkut: në kuptimin e parë, i masakruar, i mbetur skelet; në kuptimin e dytë, i zhveshur nga simbolika e lavdisë së fitores së plakut. Si lidhet kuptimi i dytë me të parin? Cila bazë kuptimore i bashkon ato?12. Lexoni me vëmendje fjalinë: Do të doja që e gjithë kjo të ishte një ëndërr dhe që të mos e kisha kapur kurrë këtë peshk dhe të flija i vetëm mbi shtratin tim, mbi gazetat. Në të vërejmë figurën e polisindetit, përsëritja e lidhëzave. Cili është funksioni i saj në këtë rast? A do të ishte i qetë gjumi i plakut Santiago mbi gazetat që rrëfenin lavdinë e një lojtari bejsbolli? Cila ishte marrëdhënia e tij me lavdinë? 13. Në ligjërim vërejmë ndërthurjen e foljeve tha me mendoi. Identifikoni dy momente në tekst. Dalloni si lidhet secila prej tyre me intonacionin. Cili është emocioni që përcjellin?14. Në frazën: Është marrëzi të mos kesh shpresë, mendoi. Veç kësaj, besoj se kjo është mëkat., është përdorur një antitezë kontekstuale. Identifikojeni atë. Pse krijohet kundërshtia? Mbi cilën bazë kuptimore realizohet ajo? A bashkoheni ju me këtë pohim të plakut?15. Në monologun e plakut marrin vlerë simbolike dy figura: Shën Pjetri, nga Bibla dhe Di Maxhio, një sportist i madh, të cilit plaku i referohej për lavdinë e arritur. Çfarë simbolizojnë ata për Santiagon? A lidhet kjo me përvojën e tyre? Po me përvojën e plakut? Po me synimet e tij? Nga teksti te përdorimi16. Në frazën: “unë e vrava peshkaqenin që sulmoi peshkun tim”, vëreni përdorimin e përemrit vetor dhe pronor. Kjo thënie bart nota të dukshme vetëvlerësimi. Duke e vendosur në kontekstin e ngjarjes, si do ta justifikonit ju këtë përdorim?17. Ka një vlerësim të veçantë të plakut për peshkaqenin. Dentuso qe i egër dhe i shkathët dhe i fortë dhe i zgjuar. Në këtë përdorim, epitetet krijojnë edhe enumeracion. Do ta gjykonit si shkallëzim ngjitës, nëse i referoheni kontekstit? Argumentoni përgjigjen tuaj, duke e lidhur me synimet e plakut dhe të peshkaqenit. Si ishte lufta mes tyre? 212 Letërsi

