Page 215 - Demo
P. 215
18. Rilexoni paragrafin: Unë nuk i kuptoj mirë mëkatet dhe s’ma merr mendja që besoj në to. Ndoshta bëra mëkat që vrava peshkun. Besoj se mëkat është, megjithëse e vrava që të nxjerr bukën dhe që të ushqehen me të shumë njerëz. Por në fund të fundit, çdo gjë që bën është mëkat. Mos mendo për mëkatet. Është shumë vonë për këtë gjë dhe ka plot njerëz që paguhen për t’u marrë me mëkatet.Vëreni dy format e fjalës mëkat. Dalloni lidhjen e numrit njëjës me trajtën e pashquar dhe të numrit shumës me trajtën e shquar. Duke iu referuar dijeve që keni mbi trajtat në gjuhën shqipe, shpjegoni se si lidhen ato me dilemat e plakut. 19. Në pjesën e fundit të fragmentit vërejmë përdorimin e dy përemrave, ti dhe ai. Plaku i drejtohet vetes me ti dhe peshkut me ai. A vendoset distancë në këtë përdorim me veten? Pse e bën këtë plaku, për reflektim apo për gjykim? Po përdorimi i vetës së tretë për peshkun, çfarë nuance merr, vlerësuese apo nënvlerësuese? Pse? 20. Lexoni frazën: Ti nuk e vrave peshkun vetëm që të mos vdesësh urie dhe që ta shesësh për të nxjerrë bukën, mendoi. Ti e vrave atë nga krenaria dhe sepse je peshkatar. Ti e deshe peshkun sa ishte gjallë dhe e do ende, edhe tani që vdiq. Në qoftë se e deshe, do të thotë se nuk bëre mëkat që e vrave. Apo ndoshta mëkati është më i madh? Është një luftë e brendshme e fortë. Tregoni rolin që luajnë lidhëzat në këtë përdorim. Pse ato janë rrëfyese të kësaj lufte dilematike? Cilat lloje fjalish bashkojnë ato?Nga teksti te reflektimi21. Plaku krijon dy lloje marrëdhëniesh: me peshkun dhe me peshkaqenin. Si dallohen këto dy marrëdhënie mes tyre? Pse plaku e sheh veten aleat me peshkun? Si mendoni ju, nga buron kjo aleancë?22. Plaku i thotë vetes: “Ti nuk e vrave peshkun vetëm që të mos vdesësh urie dhe që ta shesësh për të nxjerrë bukën, mendoi. Ti e vrave atë nga krenaria dhe sepse je peshkatar.” Si mendoni ju, a e dëshironte plaku lavdinë? E arriti ai atë? Po për ju, çfarë vlere ka lavdia? Do të bënit edhe ju luftë për të arritur lavdinë? 23. Si e kuptoni shprehjen e Santiagos: “Njeriun mund ta asgjësosh, por jo ta mposhtësh”? Argumentojeni mendimin brenda kontekstit të ngjarjeve në vepër, por edhe brenda kontekstit të jetës njerëzore. 24. Në fund të fragmentit, pasi bën një përshkrim të peshkut, plaku pohon: E vrava atë për të mbrojtur veten, tha plaku me zë të lartë. Dhe e vrava me mjeshtëri. Ç’do të thotë për ju të vrasësh me mjeshtëri? A lidhet kjo me luftën e barabartë mes peshkut dhe plakut? A luftonin të dy për të njëjtin qëllim? Po lufta me peshkaqenët a ishte e njëjtë si lufta me peshkun? Pse? 25. Në fund të veprës, plaku sjell në breg skeletin e peshkut gjigant. A quhet i plotësuar misioni i plakut? A e arriti lavdinë ai? Argumentoni përgjigjen tuaj, duke reflektuar mbi të papriturat e jetës njerëzore dhe misionin e njeriut në të. Nga teksti te të shkruarit26. Shkruani një ese të shkurtër ku të reflektoni mendimet tuaja në lidhje me formulimin:E kisha punën kaq mirë, saqë s’mund të vazhdonte kështu, sepse e mira nuk vazhdon gjatë.Letërsi 213

