Page 216 - Demo
P. 216


                                    LetërsiLetërsia fantastike Kur flasim për letërsi fantastike, kemi parasysh atë lloj letërsie në të cilën veprojnë elemente të jashtëzakonshme, të pabesueshme dhe turbulluese (angështuese), të cilat shkaktojnë qartazi dyshim apo habi te personazhi, rrëfimtari dhe lexuesi. Në veprat që i përkasin kësaj letërsie, elementi i së jashtëzakonshmes nuk pranohet si realitet normal, si pjesë e rregullit të përditshëm siç ndodh te letërsia e realizmit magjik, por ngjall hezitim e pasiguri, duke e mbushur personazhin, rrëfimtarin dhe lexuesin me dilema e pyetje turbulluese.Tregimet borhesianeNë tregimet fantastike, Borhesi ia ka dalë të përvijojë një rend të përsosur vetëm me forcën e fantazisë së rrëfimit, një rend që në dukje, qëndron i pavarur nga realiteti shoqëror: rrëfimi fantastik ofron botë hipotetike, të bazuara në fuqitë e një imagjinate të pacenuar nga kufizimet që imponon poetika imituese në detaje (mimetike) të riprodhimit të realitetit.Me një imagjinatë të tillë është ndërtuar rrëfimi te tregimi “Biblioteka e Babelit”, ku rrëfehet për ekzistencën e një biblioteke, që përmban çdo tekst të mundshëm. Gjithçka që ka qenë dhe që do të jetë është e parashkruar në një Libër, por që njerëzit nuk mund ta lexojnë apo nuk depërtojnë dot në të, sepse faqet e tij janë një kaos shkronjash të kombinuara rastësisht. Po kështu është ndërtuar edhe rrëfimi te “Funesi, njeriu i kujtesës”, një njeri që fiton një kujtesë të jashtëzakonshme pas goditjes që pëson në kokë, duke u rrëzuar nga kali. Gjithçka që ndodh tek ai kthehet në kujtesë.Edhe tregimi “Alefi”, ku rrëfehet për ekzistencën e një sfere të çuditshme përmes së cilës mund të shihet gjithçka që përmban universi, është ngritur po në atë mënyrë. Pra, me një të tillë imagjinatë janë ndërtuar pjesa më e madhe e tregimeve fantastike të Borhesit.Sipas studiuesve, tregimet e Borhesit, si e gjithë krijimtaria e tij, karakterizohen nga një “kërkim origjinal dhe i vazhdueshëm tek i cili nuk ka as metodë, as saktësi, as sistem, Horhe Lui BorhesShkrimtari argjentinas, H. L. Borhes është një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të asaj letërsie që njihet si letërsia fantastike e Amerikës Latine, por edhe një nga shkrimtarët më ndikues të gjysmës së dytë të shekullit XX. Nëpërmjet veprave të tij, veçanërisht tregimeve, ai ushtroi një ndikim të fortë në zhvillimin e letërsisë fantastike dhe, po ashtu, arriti të shënjohet si pararendës i Postmodernizmit në letërsi. Krijimtaria e Borhesit përfshin poezi, tregime, ese, antologji, përkthime, publicistikë etj. Nga veprat më të rëndësishme të Borhesit mund të përmendim: përmbledhjen me tregime “Kopshti me shtigje që bigëzohen” (1942); përmbledhjen me tregime “Fiksionet” (1944); përmbledhjen me tregime “Alefi” (1949); përmbledhjen me ese “Inkuizicionet e tjera” dhe përmbledhjen me poezi dhe proza “Krijuesi” (1960) etj.Horhe Lui Borhes, nga Marcelo Neira214 Letërsi
                                
   210   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220