Page 217 - Demo
P. 217


                                    po ku fantazia ngadhënjen dhe hedh dritën e saj mbi një botë që qëndron pezull mes normës dhe absurdit, mes rregullit dhe kaosit, çlirimi i së cilës (qoftë edhe pjesërisht) nga kjo gjendje pezullie i besohet njeriut.” Borhesi është cilësuar si mjeshtër i atij lloj tregimi, ku zbehet dallimi midis realitetit dhe perceptimit të tij, midis së mundshmes dhe fantastikes, midis materies dhe shpirtit, ku shkrihen në një pikë të tria kohët: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja.Temat që trajtojnë tregimet e BorhesitShumë prej tregimeve më të njohura borhesiane trajtojnë temën e kohës dhe të kohës ciklike (koha rrethore, sipas së cilës gjërat përsëriten në mënyrë ciklike) (“Mrekullia e fshehtë”, “Funesi, njeriu i kujtesës” “Shtëpia e Asterionit”), të pafundësisë (“Alefi”), të pasqyrave (“Tlön Uqbar Orbis Tertius”), të labirinteve (“Kopshti i shtigjeve që bigëzohen”, “I pavdekshmi” , “Dy mbretërit dhe dy labirintet”, “Shtëpia e Asterionit”), të pamundësisë së komunikimit dhe vetmisë (“Shtëpia e Asterionit”). Në funksion të lëvrimit të këtyre temave, Borhesi përdor shumë figurat e metaforës e të simbolit. Kështu, përmes simbolit të pasqyrës, bibliotekës, labirintit, busullës, orës së rërës, lojës së shahut, rrathëve, sugjerohen kuptimet e shumëfishta të teksteve. (Fantastika, thonë studiuesit, është për Borhesin një sistem simbolesh dhe jo një alegori e thjeshtë; një lojë ose një mistifikim që përkthen një të vërtetë më të thellë.)Tema e labirintit është më e rëndësishmja dhe shfaqet pothuajse në të gjitha tregimet e tij. Në disa prej tyre, imazhi i labirintit vepron si një simbol i ngulitur, në të tjera vetë struktura e rrëfimit është në trajtë labirinti (tregime brenda tregimeve apo histori që janë pjesë e tregimeve të tjera) e në disa të tjera, rendi dhe ritmi i përshkrimit sugjeron idenë e një labirinti.Në fakt, përmes këtyre elementeve të strukturës dhe stilit, Borhesi ka projektuar botëkuptimin e tij dhe sipas këtij botëkuptimi, “bota është kaos dhe brenda atij kaosi njeriu humbet si në labirint”.Monument i Horhe LuiBorhesit në Buenos AiresLetërsi 215
                                
   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221