Page 219 - Demo
P. 219


                                    Borhesi, në një gjendje të trazuar emocionale, i drejtuar nga Daneri (për të cilin dyshon se është i çmendur), zbret në një bodrum të errët e të lagësht që të shohë Alefin: një sferë me diametër disa centimetra që i lejon atij të shohë gjithçka. Alefi fsheh një mikrokozmos të pafund brenda vetes. Kush sheh përmes Alefit, nuk mund të habitet për asgjë, sepse në një çast ka parë gjithçka. “Pata frikë se s’kishte mbetur më asgjë në botë që të mund të më çudiste”, thotë Borhesi personazh.  Protagonisti përjeton vegime të pafundme, të cilat përpiqet t’i dëshmojë nëpërmjet një ligjërimi kaotik që nuk lidhet nga asgjë tjetër, përveçse nga përdorimi anaforik i foljes “pashë” dhe një varg veprimesh, që shoqëron nisjen e çdo dëshmie: “pashë detin me një mizëri njerëzish”, “pashë agimin dhe mbrëmjen”, “pashë një rrjetë të argjendtë merimange në qendër të një piramide të zezë”, “pashë...” etj., etj. Ai largohet pa i treguar asgjë nga përjetimet e tij Karlos Argentino Danerit. Por, në ikje e sipër, i sugjeron Danerit të vizitohet te disa mjekë të mirë dhe të pushojë gjatë, larg presioneve të jetës së qytetit.Dhe këtu mbyllet historia. Por tregimi vazhdon me një post scriptum. Post scriptum-i, që si rregull duhet të mbyllte tregimin, ofrohet si një fund i ri për të. Dyshimet që ngre Borhesi, këtu, në formë hamendësimesh dhe eksplorimesh enciklopedike në lidhje me ekzistencën dhe kuptimin e Alefit, në fakt, ndërtojnë një tregim brenda tregimit, sigurisht, me një regjistër tjetër që priret të jetë enciklopedik. Ndaj kjo pjesë, në vend që të shërbejë për të mbyllur tregimin, në të vërtetë e ka rihapur atë. Duke i bërë një lexim ironik historisë dhe duke shpallur se Alefi i rrëfyer në historinë e mësipërme është i rremë (Sado e pabesueshme të duket, unë besoj se ka (ose ka pasur) një Alef tjetër. Mendoj se Alefi i rrugës Garay ishte një Alef i rremë), Borhesi i ka hapur rrugë modelit të tregimit me zgjidhje dyfishe, një teknikë e preferuar e tij dhe e shumë shkrimtarëve modernistë. Ky lloj tregimi sugjeron rileximin si mjetin e duhur, për t’iu afruar lojës së tekstit dhe interpretimeve të shumëfishta që sugjeron ai. Përdorimi i teknikave moderniste në ligjërim: shkrimi automatik dhe shoqërizimi i lirëSiç thamë më lart, historitë që ndërthuren tek “Alefi” nuk ruajnë të njëjtin regjistër ligjërimor. Kështu p.sh., në pjesën e rrëfimit mbi alefin, për të përshkruar përjetimin e vegimeve të pafundme e kaotike që i shfaqen protagonistit dhe gjendjen e tij, Borhesi shkrimtar ka përdorur shkrimin automatik. Kjo teknikë, e përdorur kryesisht nga surrealistët, synon që mendimet, që shprehen nëpërmjet shkrimit, të mos iu nënshtrohet rregullave gramatikore të gjuhës, por të ruajnë lirinë që të shkruhen ashtu siç rrjedhin nga nënvetëdija. Ligjërimi i gjatë i rrëfimtarit në këtë pjesë, na kujton edhe gjendjen psikologjike në të cilën ndodhet. Ndaj, këtu ka vend të përmendim edhe teknikën psikanalitike të shoqërizimit të lirë (asociacionit të lirë), e cila shërben për të zbuluar mendimet që vijnë në mendje nga subkoshienca e që nuk përfillin rregullat sintaksore. “... pashë të gjitha pasqyrat e planetit, por asnjëra nuk më pasqyroi, pashë në një oborr në rrugën Soler po ato plloça që kisha parë përpara tridhjetë vjetësh në hajatin e një shtëpie nërrugën Frey Bentos, pashë vile rrushi, dëborë, duhan, damarë metali, avuj uji, pashë shkretëtira ekuatoriale në formë konvekse dhe çdo kokrrizë rëre që i përbënte, pashë në Inverness një grua që s’kam për ta harruar kurrë, pashë leshrat e furishme, trupin e hedhur, pashë një kancer në gjoks, pashë një rrotull dheu të tharë mbi një trotuar, atje ku më parë pat qenë një pemë, pashëLetërsi 217
                                
   213   214   215   216   217   218   219   220   221   222   223