Page 22 - Demo
P. 22


                                    9. Lexoni tekstin poshtë. Dalloni dhe argumentoni me shkrim sferën së cilës i përket. Në të janë shtuar fjalë që nuk i përkasin atij. Ato gjenden te grupet e nënvizuara. Gjejini dhe argumentoni me shkrim në fletore pse nuk janë pjesë e këtij teksti. Vetvetiu nji frazë muzikore i u zgjue ndër funde t’errta e të shndritshme të shpirtit e kokës e duel, dredhadredha, tue u zhvillue e kadalshme. Kujtim i avullt e akullnajor i ndonji kânge të harrueme? E muer me qemane e vilincel. Ajo frazë e shkurtë i a mbushte zêmrën me nji kënaqsí të çuditëshme. U shtrî përmbys tue e këndue me vete. E, qe, papritë, nji shkulm melodije i kaloi nëpër shpirt e treti, pa lanë gjurmë. Kërkoi e hulumtoi durueshëm tue gërmue mbrêndë në mênde; mori përsëri, dhetë herë rrjesht mbi ç’do tel të qemanes, frazën muzikore dhe politike qi i a kish dyndun shpirtin ç’në themel, e, si pakujtuemas, ajo themë pesë gjashtë notash nisi të zhdrivillohet, të zgjatohet, të lakohet, të plotohet e zbraztohet deri qi, në fund, lulzoi e papritun/e papritur në gjasë të nji kaçube kaçash plot bubuqe qi, sa e prekë nji frymë e voktë flladi dhe nji rreze e artë dielli, çelë menjiherë e mbushet unjí me drandofille. (“Kanga e re”, Ernest Koliqi)10. Lexoni pjesët e mëposhtme dhe përgjigjuni me shkrim këtyre pyetjeve:a) Ç’kanë të përbashkët këto pjesë?b) Në ç’stil gjuhësor është shkruar secila prej tyre?c) Cilat janë tiparet kryesore që i dallojnë këto tekste? Ilustroni me elemente dhe pjesë nga teksti çdo tipar.i. Familja e vogëlushit të sëmurë kërkon ndihmë nga shteti, pasi e ka të pamundur të përballojë shpenzimet për kurimin e tij. I pyetur nga stafi i gazetës sonë, mjeku pohon se medikamentet për të luftuar një sëmundje të tillë nuk gjenden lehtësisht në qendrat tona spitalore. ii. Familja (lat. familia, nga famulus – rob shtëpie, shërbëtor) është njësia shoqërore më e vogël e përbërë nga dy ose më shumë persona, të cilët kanë midis tyre lidhje martesore, gjaku ose birësimi; që jetojnë në të njëjtin mjedis për një kohë relativisht të gjatë, kanë marrëdhënie kulturore dhe ekonomike të përbashkëta, si dhe përkujdesen për njëri-tjetrin.iii. Unë jam dakord me idenë që ne nuk mund të ecim në rrugën postmoderne, duke mbivlerësuar dhe shenjtëruar pa sens mase familjen si strukturë, duke ekzagjeruar rolet sociale brenda saj, as duke e konsideruar qëndrueshmërinë e strukturës klasike të saj, përtej nevojave të zhvillimit dhe dinamikës së jetës postmoderne.iv. I përhumbur, me shikimin ngulur askund, vazhdoi të fliste duke thënë se në fund të fundit, gjithçka e kishte bërë për hir të familjes.11. Dëgjoni me kufje ose në Youtube, tekstin e mëposhtëm: (https://www.youtube.com/watch?v=ggEFmLqUFLI) Argumentoni me shkrim se si ndikon të dëgjuarit në përcaktimin e llojit të stilit. Cilat të dhëna gjuhësore bëhen më të dukshme? Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj, t’ju drejtohem në cilësinë e presidentes së vendit tonë, për 5 vitet e ardhshme. Vendimi juaj më vesh me shumë përgjegjësi. Dashuria për Kosovën ka qenë motivimi më i madh në rrugëtimin tim politik. Sot është dita e Kosovës, sepse përfaqësuesit tuaj po e përmbyllin me dinjitet procesin, është dita ku dëshmojmë se me vendosmëri ne dimë të përballojmë sfidat dhe t’i japim kuptim.[...]Sot Kosova zgjodhi edhe një herë presidente grua. Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato dëshirojnë, aty ku ëndërrojnë çdo natë. Pavarësisht profesionit që dëshironi, mos ndalni hapin e juaj kurrë. Unë do t’iu mbështes me gjithë mundësitë që kam, do të jem pranë jush kur do të sfidoheni dhe do të krenohem me ju kur do të triumfoni”.(Pjesë nga fjalimi i parë i Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës: \20 Gjuhë
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26