Page 220 - Demo
P. 220


                                    një vilë në Androgue, një kopje të variantit të parë në anglisht të Plin-it, atë të Phileman Holland-it, pashë në të njëjtën kohë, çdo germë të çdo faqeje (kur isha i vogël çuditesha se si germat e një libri të mbyllur nuk përziheshin e nuk humbitnin gjatë natës), pashë natën dhe ditën e sotme, pashë një perëndim dielli në Queretaro që ngjante sikur pasqyronte ngjyrën e një trëndafili Bengali, pashë dhomën time të gjumit bosh, pashë në një kabinet në Alkmaar një glob tokësor mes dy pasqyrave, të cilat e shumëfishonin pa fund, pashë kuaj me jele të dendura në një plazh të detit Kaspik në agim, pashë skeletin delikat të një dore, pashë ata që kishin mbijetuar nga një betejë dhe po dërgonin kartolina, pashë në një vitrinë në Mirzapur një lojë letrash spanjolle, pashë hijet e pjerrëta të disa fiereve mbi truallin e një serre, pashë tigra, pistona, bizonë, turma dhe ushtri, pashë të gjitha milingonat e botës, pashë një astrolab persian, pashë në sirtarin e një tryeze shkrimi...”Përdorimi i elementeve parodike Sipas studiuesve, tregimi “Alefi” përmban shumë elemente që ndërtojnë situata aluduese me emrin dhe veprën e Dante Aligerit. Por ndërtimi i këtyre elementeve aluduese tek “Alefi” bëhet nëpërmjet teknikës së shndërrimeve satirike, apo siç e njohim ndryshe, teknikës së parodisë. Kështu, vetë emri i Karlos Argentino Danerit, nëpërmjet anagramës, të kujton emrin e Dante Aligerit; poema që ai po shkruan për botën, gjithësinë, të kujton poemën e Dantes, emri i Beatriçes, prejardhja e saj italiane, vdekja dhe parafytyrimet e saj, të kujtojnë Beatriçen e Dantes; zbritja në bodrum për të parë Alefin të kujton zbritjen në botën e përtejme te Dantja. Pozicioni i lexuesit përballë tregimit “Alefi”Në këtë tregim, lexuesi (i cili nuk është një lexues i zakonshëm, po i formuar, elitar, dhe i predispozuar për lexime të tilla) gjendet tri herë përpara befasisë: së pari, kur zbulon në mes të tregimit, pa asnjë sinjalizim, se rrëfimtari, që është njëherazi edhe personazhi kryesor është vetë Borhesi, që ai e njeh për shkrimtar. Në këtë mënyrë, shkrimtari luan me besueshmërinë dhe mbjell haptazi dyshimin te lexuesi: a ka vërtet një ndarje mes realitetit dhe trillimit? Së dyti, sapo lexuesi ambientohet me faktin se personazhi-rrëfimtar është Borhesi, ai, përmes vështrimit të personazhit, zbulon edhe Alefin, sferën nga e cila mund të shihen të gjitha pikat e universit dhe këndet e ekzistencës. Angështimi bëhet edhe më i madh. Ndërkohë që përpiqet të ambientohet me ligjërimin “kaotik”, me të cilin rrëfimtari synon të shënjojë pamjet e perceptuara nga Alefi dhe të pranojë ekzistencën e Alefit, ai vihet përpara befasisë së tretë: historia e rrëfyer për ekzistencën e Alefit të rrugës Garay nuk është e vërtetë. Lexuesit i duhet të zgjedhë midis dy zgjidhjeve. Ky pozicion, e vë lexuesin në një gjendje “dyshimi” e hezitimi të vazhdueshëm (nëse flasim me përcaktimet e teorive moderne). Dyshimi i shtohet, po të kemi parasysh edhe procedimet narrative: Daneri e pohon ekzistencën e Alefit mëdyshas (“U mëdysh ...më tha se, ...në një qoshe të bodrumit ndodhej Alefi”) dhe me zë të mekur nga ankthi; po ashtu, edhe protagonisti shfaq dyshime, kur pyet se si mund të shihet Alefi në një bodrum të errët (“Po mirë, nuk është shumë i errët bodrumi?”). Ndaj lexuesi borhesian, pritet të jetë lexuesi aktiv, madje bashkëveprues, që di ta ndërtojë vetë marrëdhënien me atë që thuhet apo që fshihet në tekst. “Ngjyra dhe hijeshia e stilit të Borhesit qëndron, pikësëpari, në përdorim e mbiemrave, të cilët e tronditin lexuesin me guximin dhe ekscentricitetin e tyre (“Askush nuk e pa të zbriste në tokë atë natë të njëzëshme”) dhe te metaforat e dhunshme e të papritura, mbiemrat dhe ndajfoljet, përveçse trupëzojnë idetë, apo përforcojnë një tipar fizik ose psikologjik, shpesh shërbejnë për të krijuar një atmosferë borhesiane.”Mario Vargas Ljosa, “Letra një shkrimtari të ri”, përktheu Engjëllushe Shqarri218 Letërsi
                                
   214   215   216   217   218   219   220   221   222   223   224